E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mbështet Shqipërinë për vizat

TIRANE- Greqia i jep mbështetjen e saj Shqipërisë për hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit drejt BE. Në takimin që kryeministri Berisha zhvilloi në zyrën e tij me ministrin e Jashtëm Plotësues të Greqisë zotin Dimitris Droutsas, diplomati i bëri të ditur kreut të ekzekutivit shqiptar vizionin e qeverisë Papandreu, për një nxitje të re të objektivave të axhendës së Selanikut, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të përcaktojë një limit kohor sa më të shpejtë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke sugjeruar vitin 2014, si afatin maksimal për përmbylljen e këtij procesi.

Zyra e shtypit pranë kryeministrit Berisha njofton se në takim u diskutua gjithashtu edhe për marrëveshjet e rëndësishme të nënshkruara mes dy vendeve, të vlerësuara nga numri një i qeverisë dhe diplomati grek,
të dobishme për krijimin e një kuadri ligjor të shkëlqyer bashkëpunimi mes 2 vendeve. Por në këtë njoftim nuk thuhet asgjë me detaje rreth marrëveshjes së parcaktimit të kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë aq e debatuar para ratifikimit të saj në parlament.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›