Të dyshuarit për korrupsion, Vresweejk: Ekzekutim në korrik

Lista e EULEX-it me emra personash të cilët dyshohen se janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupsion do të ekzekutohet në qershor dhe do të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm. Kështu u shpreh Kryeprokurori i EULEX-it Johanes Van Vresweejk, gjatë një konference në çagllavicë, ku u prezantuan rezultatet e arritura në fushën e sundimit të ligjit.
“Nuk do të flas për detaje të asnjë niveli apo fushe të personave por mund të them se është një listë relativisht e gjatë. Nuk është e thënë që medoemos të ketë arrestime gjatë këtyre hetimeve dhe kjo është një keqkuptim”, tha Johanes Van Vresweejk, Kryeprokurori i EULEX-it.
Kr/Prokurori i Eulex-it, ka bërë të ditur se hetimet kanë përfshirë të gjitha nivelet e pushtetit, ndërsa Kr/Prokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, thekson se organet e drejtësisë janë gati të ballafaqohen me dukuritë negative në vend. “Ne do të fillojmë me ekzekutimin e kësaj liste, aty përfshihen hetimet në gjithë Kosovën, përfshi edhe Mitrovicën, një pjesë ka të bëj me Qeverinë, një tjetër me bizneset e tjera”, vijon Vresweejk.
“Në Prokurorinë Speciale të Kosovës i kemi ndërtuar kapacitetet e plota për luftë kundër korrupsionit. Janë themeluar task-forcat, do të sigurohet stafi mbështetës për luftë kundër korrupsionit që do ti ndihmojë prokurorët”, tha Ismet Kabashi, Kryeprokurori i Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka deklaruar se organet gjyqësore kanë përkrahjen e plotë të Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. “Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, ka dhënë përkrahjen e plotë organeve të ndjekjes penale për luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe krimet e luftës dhe format të
korrupsionit dhe formave tjera të krimit të organizuar”, u shpreh Haki Demolli, Ministër i Drejtësisë së Kosovës. Ndërkaq Kryeprokurori i Eulex-it, Vresweejk, nuk ka dashur të komentojë nëse në listë përfshihen personalitete të rëndësishme politike të Kosovës.
Bul Salihu < I mëparshmi