Thaçi: "Jo", shkëmbimit të territoreve

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është I paprekshëm. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hedhur poshtë idetë që qarkullojnë në qarqet politike në Beograd për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka theksuar se statusi politik dhe integriteti territorial i Kosovës është një çështje e zgjidhur njëherë e përgjithmonë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i shtetit tonë është i njohur ndërkombëtarisht, është i pa prekshëm, kështu që mund të ketë takime pas prezantimit të opinionin nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të diskutuar si me të gjitha vendet e rajonit çështje praktike, por sa i përket statusit politik dhe integritetit territorial ato çështje janë zgjidhur njëherë e përgjithmonë”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, idenë për shkëmbime territoresh mes të Kosovës dhe Serbisë e ka cilësuar një aventurë të rrezikshme, e cila sipas tij, do të hapte “Kutinë e Pandorës” dhe do të kishte efekt te të gjitha shtetet e rajonit.
“Konsideroi që në ketë kohë hapja e ndryshimit të kufijve është një lloj “Kutie të Pandorës” e cila dihet se ku fillon por nuk dihet se ku përfundon. Mendoi se nuk është interesi as i rajonit, as i Kosovës e as i përpjekjeve të vendeve të rajonit për tu integruar në Bashkimin Evropian për të hapur çështjet e kufijve. Njëherë Kosova duhet të vendos marrëdhënie me Serbinë me këta kufij që i ka”, u shpreh Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Propozimet e disa politikanëve serb për shkëmbim të pjesës së veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, vijnë në kohën kur pritet dhënia e mendimit këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës.
Bul Salihu