Të fitojë më i miri i të këqinjve
Shprehja të fitojë më i miri thuhet shpesh në përballje sportive , por jo shumë kush ka menduar ta përdorë një urim të tillë në zgjedhjet politike në Shqipëri. Do të ishte një urim mjaft i sinqertë kur mendon se shqiptarët prej 15 vjetësh kanë vuajtur nga keq qeverisja. Si për ironi të fatit ,edhe një fundjavë që kemi na i zaptoi pikërisht politika. Ta shtunën dhe të dielën të gjithë ne pamë sesi dy partitë e mëdha politike , shpalosën para shqiptarëve të gjithë madhështinë dhe fuqinë në mitingjet e zhvilluara njëri pas tjetrit.
Tashmë kemi hyrë në një garë politike ku shpresojmë të përballen alternativat e zhvillimt dhe jo batutat ofenduese mes kundërshtarëve politikë që shpesh nuk shohin njëri tjterin si të tillë por si armik që duhet eleminuar. Në fakt Shqipëria ka vërtet nevojë të fitojë më i miri sepse në asnjë mënyrë shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin se vuajnë për shkak se nuk dinë të zgjedhin. E për të vlerësuar më të mirin në një garë duhet parë platforma që çdo njëri prej kandidatëve paraqet dhe sa garanci japin ata për ta zbatuar këtë platformë.
Një shprehje popullore thotë se dita e mirë duket që në mëngjes. Por nga mengjesi që na ofruan të dy partitë politike , duket se dita nuk do të jetë dhe aq e mirë. Edhe kësaj here përfaqësuesit tanë politikë nuk arritën ti shmangen lumit të akuzave për njëri tjetrin. Pamë një miting të Partisë Demokratike që për nga përmasat e organizimit dhe showt të ofruar do ta kishin zili dhe amerikanët vetë. Megjithëse prej kohësh kemi preferuar që fushatat të na i organizojnë ata. Liderët e koalicionit mazhoritar, (pasi nuk i plotëson kriteret për tu qujatur i djathtë) duhet të krenohen vetëm për faktin se ofruan një formacion politik të gjërë dhe se gjithë këto forca politike ranë dakort të dalin përpara zgjedhësve me një platformë për të qeverisur njësitë vendore. Kjo duhet të konsiderohet si një hap pozitiv në rritjen e pjekurisë së klasës politike shqiptare .
I njëjti fenomen ndodhi dhe në kampin e majtë edhe pse me më shumë dhimbje. Por ajo që binte në sy dhe që mund të konsiderohet një nisje aspak pozitive e fushatës , ishin fjalimet mjaft të varfëra nga programet dhe projektet e drejtuesve të këtij koalicioni. Ndonëse fillimi i ceremonisë ishte konceptuar në mënyrë të qytetëruar duke ia besuar hapjen një femre , aq të pakta në numër edhe në këto zgjedhje, më pas ata që morën fjalën u fokusuan më së shumti tek një person . Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e kryeqytetit Sokol Olldashi do kishte bërë mirë që shumicën e fjalimit të tij ta kishte fokusuar mbi ato çka ofron ai. Sigurisht që strategjia politike e tij përfshin dhe nevojën për të treguar se çfarë ka bërë keq Rama në këto 6 vite qeverisjeje. Kjo është patjetër e domosdoshme. Por nga na tjetër është fakt se gjëndjen e keqe të trafikut në kryqëndrën shqitare , qytetarët e saj e dinë shumë mirë sepse e vuajnë vetë çdo ditë. Po kështu nivelin e lartë të korrupsionit në kurriz të sektorit të ndërtimit e dinë vetë ndërtuesit sepse dhe ata vetë e vuajnë këtë. Kaosion urban e njeh çdo qytetar i Tiranës , pasi është dëshmitar sesi një ditë të bukur dikush që është më i fortë i ka zënë diellin në dritaren e tij me pallat shumëkatës. Këtë kaos e dinë dhe specialistë e urbanistikës që e shohin se për 6 vjet plani i përgjithshëm rregullues i këtij qyteti ngeli vetëm në premtimet e kryetarit Rama. Pra situate në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera është mjaft e qartë për banorët e tyre po kështu dhe nevoja për ndryshim.
Ajo çka është më e nevojshme për qytetarët shqiptarë është të mësojnë se cili nga ata që garojnë për ti qeverisur ka plane më të mirë për të përmirësuar këtë situatë. Edhe kryeministri Berisha në një falim që është tipik për të nuk shkoi shumë më tej se akuzat e rënda për Ramën dhe përsëritjen e shumë premtimeve që shqiptarët presin me padurim që të realizohen. Por zoti Berisha nuk shpjegoi asgjë se përse vendi prej dy vitesh rresht vuan një krizë të rëndë energjitike dhe pse që kur ai ka ardhur në pushtet nuk kanë filluar ende projektet për ndërtimin e burimeve të reja të energjitikës.
Ndërkohë një ditë më pas ishte radha e opozitës që të prezantonte kandidatët dhe platformën në hapjen zyrtare të fushatës. Nuk ndodhi ndryshe as në mitingun e të majtës opozitare. Liderët e saj në fjalimet që mbajtën njëri pas tjetrit nuk bënë gjë tjetër vetëm se i thurën lavde pafund bashkimit dhe koalicionit që kishin formuar dhe se shanë qeverinë për ato çka nuk ka bërë. Rama i cili i gjetur sërish në një dilemë nuk arriti ta fshehë shqetësimin që i jepte rebelimi i një pjese të bazës për lëshimet që i bëri LSI-së. Ndonëse ai i shpalli të padëshiruar ata që do dilnin të pavarur, Rama harroi se sfida e tij kryesore si kandidat për të tretën herë në kryeqytet duhet të ishtë dhënia e llogarisë para atyre që e besuan për të gjithë ato që nuk realizoi.
Kryetari i Partisë Socialiste përmendi me rradhë bashkitë në të cilat qeverisin demokratët abuzimet që ata kanë bërë me detyrën por harroi se po këto probleme ekzistojnë në të njëtën masa edhe në bashkitë e qeverisura nga të majtët përfshi këtu dhe vetë zotin Rama. Ai përmedi me zë ta lartë abuzimet me ndërtimet në komunën e Golemit por nuk tha asnjë fjalë për katrahurën që është bërë në gjithë Tiranën . Nuk tha asnjë fjalë pse për 6 vjet nuk ka bërë planin e përgjithshëm rregullues apo pse për dy mandate rresht nuk ka ndërtuar asnjë banesë për të pastrehët.
E pra e njëjta varfëri në fjalime ishte dhe tek liderët e së majtës. Ndërkohë që harxhojnë kohë dhe energji për të sharë qeverinë dhe kryeministrin si dhe për të mbyllur mosmarrëveshjet e ndarjes së pushtetit mes tyre, duhet të ndërgjegjesohen që zgjedhësit gjithnjë më pak po mbështesin këtë lloj mënyre të të bërit politike. Por sigurisht që çdo ndryshim vjen nëpërmjet një proçesi dhe mesa duket ende nuk është në fazën e duhur përsa i përket paraqitjes së zgjidhjeve për problemet që shqetësojnë qytetarët. Pëërsa kohë të vazhdojë kështu nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të urojmë që të fitojë “ më i miri i të këqinjëve”