Të flasësh me zotin e dhimbjes

Die ZEIT: Werner Herzog, para disa viteve në Los Angeles, ju keni dhënë një intervistë televizive gjatë së cilës ju ishit qëlluar me armë. Për secilin që e shikonte këtë skenë dukej sikur asgjë nuk mund të ju tundte.
Werner Herzog: Sigurisht që më ka befasuar. Gjatë intervistës e dëgjova një eksplodim dhe ma mori mendja se kishte eksploduar kamera për shkak se dukej sikur isha goditur anash nga një copë një kilogramësh e hekurit të nxehtë. Por kamera ishte në takt. Pastaj prapa saj në një distancë e pashë një burrë me një revole, duke u kredhur prapa një verande. Ai kishte qëlluar në mua me një pushkë ajrore vetëm për qejf.
Pas një pauze të shkurtër ju pastaj vazhduat me intervistën...
Nuk isha lënduar keq. Por njerëzit e BBC po dhiheshin. Kjo ka qenë shumë e zbavitëse.
A ju pëlqen jeta këtu në Los Angeles?
Po. Për mua Los Angeles është qyteti amerikan më substancial. Natyrisht nuk po mendoj vetëm për sipërfaqen, shkëlqimin dhe magjepsjen e Hollywood-it. Por të gjitha drejtimet më të rëndësishme të shekullit të kaluar vijnë nga Kalifornia: ëndrrat kolektive nëpër kinematë rreth e rrotull botës. Fakti se homoseksualët janë të njohur si pjesë përbërëse e shoqërisë. Teknologjia kompjuterike. Të gjitha inovacionet e internetit. Dhe gjithashtu idiotësira si hipit dhe epoka e re. Janë vetëm dy përjashtime. Lëvizja e gjelbër është më shumë diçka skandinave. Dhe fundamentalizmi islamik gjithashtu nuk vjen nga Kalifornia.
Njëherë keni thënë se bota ua zbulon vetën vetëm njerëzve që ecin. Këto ditë duhet të kenë mbaruar tani.
Los Angeles nuk është qytet ku mund të ecësh. Dukesh i dyshimtë. Policia të afrohet ngadalë dhe të pyet çfarë je duke bërë. Vetëm nëse je duke e shëtitur qenin apo duke vrapuar nuk do të tërheqësh vëmendje. Por unë eci vetëm nëse ka ndonjë arsye të rëndësishme për mua për ta bërë këtë.
Në vitin 1974 keni kaluar 700 kilometra nga Munich deri në Paris. Ose nga megalomania ose nga dhembshuria ose nga të dyja, ju keni dashur të ndalni vdekjen e historianen e filmit Lotte Eisner, e cila kishte qenë shumë e sëmurë.
Nuk e kam ndier se ajo duhej të lejohej të vdesë. Ne ende kishim nevojë për të. Për shkak se njerëzit ende kishin aq shumë rezerva rreth kinemasë gjermane, për shkak se nami i barbarizmit nazist ende na ngjitej pas. Lotte Eisner kishte shkruar libra mbi F.W. Murnau dhe Fritz Lang, ajo ka qenë emigrante hebreje dhe arkiviste kryesore e Cinematheque Francaise. Ajo e ka pasur autoritetin për të na dhënë legjitimitet. Dhe ajo ka arritur diçka vërtetë të rëndësishme me angazhimin e saj ndaj kinemasë së re gjermane në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë. Ajo ka qenë gjithashtu si mentor për mua. Për shembull ajo ia ka dërguar Fritz Lang-ut një kopje të filmit tim të parë "Lebenszeichen", i cili kishte thënë se asnjë film tjetër nuk do të dalë nga Gjermania.
Sakrifica juaj e ecjes e ka mbajtur atë në jetë për një kohë.
Nuk ka qenë një sakrificë, ka qenë refuzim i lejimit: nëpërmjet presionit fizik Lotte Eisner i refuzohej leja për të vdekur.
Në vitin 1970, gjatë bërjes së filmit tuaj "Even Dwarves Started Small" në Lanzarote, aktorët pësonin aksidente, kështu që ju premtuat se do të hidheni mbi kaktus nëse të gjithë do t’u mbijetonin xhirimeve.
Ishte menduar të inkurajoheshin të gjithë për shkak se aktorët u kishin mbijetuar të gjitha llojeve të aksidenteve pa ndonjë dëmtim serioz. Më i vogli i liliputëve, për shembull, mori flakë dhe ne të gjithë vetëm rrinim aty duke e shikuar si një pemë krishtlindjesh derisa e nxora jashtë. Dhe pastaj mendova se duhej t’u jepja aktorëve diçka për albumet e tyre familjare: një veprim i bukur. Sikur kur fëmijët në snowboard hidhen në ajër dhe marrin një pozë.
Të është dashur një gjysmë viti të shërohesh nga lëndimet.
Në të vërtet nuk ka qenë aq keq. Unë vetëm e keqvlerësova kaktusin.
Në ditarin tuaj "Conquest of the Useless" (fragment) të cilin e ke shkruar gjatë xhirimeve të "Fitzcarraldo", keni shkruar se detyra e juaj dhe ajo e protagonistit ishin bërë identike. Duke e tërhequr një anije mbi një mal me qindra indiano-amerikanë, a nënkuptohej kjo si një lloj sakrifice për artin?
Ky ka qenë një akt tjetër i bukurisë, të lëvizësh një anije mbi një mal. Por nuk ka pasur tjetër sakrificë. Megjithëse ka pasur të përfshirë pak definicion të artit, unë vërtet nuk kam një definicion të duhur për artin. Është kjo mbingarkesë kulturore. Secili shkrimtar pikturon duke e pasur me vete çantën e shpinës të mbushur me referenca kulturore.
Me apo pa një definicion të artit: pse bëni filma?
Nuk kam ide.
Çka të ka lidhur me regjisorët tjerë të kinemasë së re gjermane. Me Fassbinder, Kluge, Wenders?
Nuk ka pasur paralele në kuptimin e temës apo stilit, ka qenë më shumë një pyetje e solidaritetit pragmatik. Ne kemi dashur të ndërtojmë aparatin tonë për shpërndarje, të kemi rregulla për financimin e filmave, e filluam festivalin tonë, në Hof për shembull. E kemi pasur ndjenjën se ne e bënim mirë atë që ishte gabim në kulturën filmike të Gjermanisë.
Ju keni qenë gjenerata e parë e regjisorëve gjermanë pas luftës që nuk keni qenë të përfshirë në epokën naziste. A ka krijuar kjo një ndjenjë të bashkimit?
Jo shumë. Kah fundi i të gjashtëdhjetave filmi gjerman e pa vetën jashtëzakonisht si një instrument të revolucionit botëror. Njerëzit gjithashtu murmurisnin rreth asaj se si duhej t’i bashkonim forcat me proletariatin. Dhe unë po mendoja: cili prej jush vjen nga proletariati? Unë në të vërtetë kisha punuar si saldator në një fabrikë çeliku për të financuar filmin tim të parë. Kështu që së paku dija diçka se çfarë do të thoshte të punoje në një fabrikë.
A ju bëjnë vendet e xhirimeve të filmave tuaj të ndiheni si një person i huaj në kinemanë gjermane. Filmin e parë "Signs of Life” e keni bërë në moshën 25 vjeçare në Greqi. Filmat "Aguirre: Wrath of God" dhe "Fizcarraldo" ishin bërë në pyjet me shi të Amerikës latine...
Madje edhe përpara këtyre filmave kam pasur përvojë tjetër ndaj botës për shkak se kisha kaluar shumë kohë jashtë vendit madje edhe si fëmijë, për shembull në Afrikë. Përvojat me kanë bërë të ndihem i larguar prej të tjerëve.
Filmografia juaj është një listë e vendeve të largëta, me kushte ekstreme të punës dhe me çrregullime fizike. A i bëni filmat si sfidë ndaj vetes?
Jo, absolutisht jo. Natyrisht ka projekte që kanë qenë të vështira dhe se nuk kisha ide se si do t’i përfundoja. Kur, papritmas, gjatë xhirimeve të filmit "Fitzcarraldo" shirat filluan dhe tatëpjeta që e përdornim për të tërhequr anijen u kthye në një mal me baltë.
(Vazhdon nesër)