DOKUFEST – ndër më të mirët

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, është radhitur i 22-ti në listën e 25 festivaleve më të mira botërore në programet e të cilëve dominojnë filmat dokumentarë.
Listën e ka sajuar filmbërësi dhe kritiku amerikan AJ Schnack, në bazë të komenteve të cilat i ka mbledhur nga kolegët dhe përfaqësuesit e industrisë së filmit nga mbarë bota, për herë të dytë e ka sajuar. Në këtë mes janë radhitur edhe festivalet e mëdha të filmit si Festival i filmit në Thessaloniki, Doku Lisboa i Portugalisë, Festivali ndërkombëtar i filmit në Edinburgh, Copehnhagen Dox, Trieca, Berlinale, IDFA, Festivali i Filmit në Toronto e të tjerë.
Vendin e parë e zë festivali i filmit Sundance, themelues i të cilit është aktori, regjisor, producenti i famshëm Robert Redford.
AJ Schnack është autor dhe kryeredaktor i web-faqes së dedikuar filmave dokumentarë “All these wonderful things” (Gjithë këto gjëra të bukura), i cili është krijuar në vitin 2005, dhe për të cilin besohet se është ndër burimet më të lexuara online të filmit.
Rreth DOKUFEST-it - Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST, themeluar në vitin 2002, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë që mbahet gjatë verës, në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit, në Kosovë. Festivali shfaq filma në katër kinema, dy të mbyllura dhe dy nën qiell të hapur duke tërhequr kështu një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota. Festivalin e përcjellin edhe një numër aktivitetesh si punëtoritë, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit dhe koncertet e ndryshme. Festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave, duke i dhënë qytetit një sharmë të veçantë.