Të flasësh nga “Crib Scene”
Jo shpesh, në Diber, treve me tradita me tradita per pemëtarine, dëgjon te thuhet: Sa te shijshme ishin mollet e Dibres, u ndigjohej era nje sahat larg”.
Dhe përgjithesisht ato kane te drejte sepse vetem shijonin eren e kendeshme te molleve qe do te ruheshin per diten e 5 Majit, por vetem eren, aromen, se per te grene do ti hante dikush tjeter.
Dhe kane te drejte.
Një kolegu im, Doktori i Shkencave Osman Begu, ne Kastriot, ne fermen e tij ku punon me perkushtim bashke me dy djemte, ka ruajtur dhe ekzemplare te pemëtores te atëhershme, të Zdojanit dhe Kastriotit.
Gjate nje vizite, pata rastin te marre dhe molle nga keto ekzemplarë qe ky i ka ruajtur. Kur bëra nje ndalese ne qytetin e Peshkopisë, u perserit ky debat. I kerkoj bashkebiseduesit (isha bashke me Kryetarin e Muhurit, që unë e përfaqësoja), t’i provojë edhe mollët qe me kishte dhënë Osmani.
Pergjigja ishte “hazer xhevap”, këto nuk mund t’u afrohen atyre molleve qe kemi patur”.
Përpjekja per ta bindur se ishin po ato mollë për te cilat ai diskutonte me pathos, kuptohet qe do te ishin te tepërta. Qarku i Dibrës qe une kam përfaqesuar nje legjislature me pare eshte per shume arsye “halle shume”.
Por qe te shërohet duhet se pari te diagnostikojsh dhe pastaj te japësh receta.
Duke u kthyer tek tema qe trajtuam, Dibra dhe i gjithë Qarku i Dibrës prodhon shume me tepër fruta nga çfarë prodhoheshin me parë.
Edhe tregu maqedonas, jo vetem i Dibres se Madhe, ka interes ne rritje per këto prodhime. Edhe ju qe jeni ekonomist, te klasit te pare, e kuptoni tashme se nuk kishte vende ligje te tipit anti-dumping, qe aq shume i trumbetuat për ta mbrojtur fermerin me çadër shiu ne furtune. Janë shume qe përvëlohen për fshatin dhe bujqesine, per fshatarin vërtet hallemadh, jo vetem te Balzakut.
I përgjëruar here pas bujqësisë dhe shpesh ngaterrohet me Dom Nikolle Kaçorrin, qe ne kohen e tij ai nuk guxonte t’ja zinte emrin ne goje per arsye se ishte atdhetar, por ama klerik, “qe nuk i falej atij”, po digjet si qiriu i Naimit edhe nje koleg i imi nga Athina.
Sot vetem fshati i Kurdarise ne Mat, prodhon me shume fruta dhe rrush se sa ka prodhuar rrethi i Matit ne socializmin qe provuam.
Mund dhe duhej nxitur zhvillimi i pemëtarise ne Lurë, edhe ne funksion te turizmit, mbasi atje nuk ka dhe shume tradite. Kjo është përgjegjësi e specialisteve dhe Drejtorise rajonale te bujqesise ne Diber.
Infrastruktura rrugore e permiresuar ne zonat rurale ne te gjithe qarkun ka bere qe me së paku te dhjetëfishohet vlera e tokes bujqesore dhe ta orientojë ate per te prodhuar per treg, duke e zhvendosur nga situate aktuale per te prodhuar vetem per nje ekonomi subsistente. Dhe ky shtim i vleres te tokes ka filluar dhe do te prezantohet ne treg.
Po te vazhdojme përsëri me diagnostikimin, Dibra ka nevoje për nje industri te perpunimit te patates, duke patur parasysh se vetem ne sajë te ketij proçesimi, transporti do te perballojë vetem 10 % te prodhimit, aq sa eshte përqindja e lendes se thate.
Nje nga problemet kryesore te Dibres eshte ujitja e Maqellarës, qe eshte me shume se Myzeqeja per te vetmin arsye te sezonit te shkurtër te prodhimit bimor si dhe te mundësisë per te transmetuar ne marketingun e prodhimeve te kesaj treve keto vlera.
Tashme aksioni me “goditje te perqendruar i ditirambeve te socializmit”, beri te thahen liqenet karstike te Kacnise, dhe as qe mund te behet fjale per ujitjen e Maqellarës.
E vetmja zgjidhja është ujitja nga Radika, per te cilen duhet nje marrëveshje ne kuadrin Cross Border Projects, duke i kujtuar pales maqedonase se ne kundershtim me te gjitha konventat ndërkombëtare te ratifikuara dhe nga ato, me shume 9 m3/sekonde shkojne ne liqenin e Mavrovës, por që i takojnë pellgut te Drinit.
Jane te shumta problemet pse jo dhe te vështira per te çliruar potencialet klimatiko-tokësore te këtij qarku aktualisht pak te shfrytëzuara jo vetem ne volum por dhe ne kualitetet specikike qe ato mund te konkurrojne.
Fjala vjen nuk duhet te kërkojme përhapjen e serave, qofte me ngrohje apo diellore, mbasi efektiviteti do te ishte i ulët dhe rezultati i konkurrueshëm nga zonat me te ulëta te Shqipërisë.
Duke përfunduar, kur isha perfaqesues i disa trevave te ketij Qarku (Lurë, Muhur, Selishtë, Martanesh e Mat), do te mirëprisja nga formacioni tjetër politik çdo sugjerim apo debat me qëllimin qe sadopak te kontribojme ne zhvillimin e ketyre zonave. Nuk ka qene ne zonen time elektorale, dhe bile kryetari i komunes së Arrasit ishte i nje pozicioni tjetër, por kam bere perpjekjet maksimale per bashkepunim me të, sidomos ne fushen e ujitjes, bile duke i hyrë ne “hak” zonës së Muhurit qe une perfaqësoja.
Bimët hijedashëse, “from crib scene” nuk rezistojnë në një diell sado pak përëvlues që të jetë.
Autori ka qenë deputet i Qarkut të Dibrës