E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, var veten 26-vjeçari

• BALLSH - Një 26-vjeçar nga rrethi i Mallakastrës u gjet i vetëvarur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.Shpëtim Nuhaj, babai i një fëmije, me banim në fshatin Usojë të rrethit Mallakastër, u gjet i pajetë në degën e një peme që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke marrë në pyetje të afërmit e tij. Sipas tyre prej kohësh i riu ishte i papunë, fakt që i ka përkeqësuar kushtet ekonomike të jetesës së tij. “Shpëtimin e kemi njohur si një djalë që gjithmonë ka qenë i rregullt dhe familjar. Ishte i shoqërueshëm, por ndihej disi i brengosur dhe i heshtur për shkak të pamundësisë së sigurimit të të ardhurave për familjen”, thotë një i afërm i tij. Sipas tij, ky shkak mund të ketë shërbyer për tërheqjen e tij nga shoqëria dhe mbylljen në vetvete, por askujt nuk i shkonte mendja për një vendim të tillë ekstrem. Mësohet se dhe e shoqja e tij ishte e papunë, duke e vështirësuar anën ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›