E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, gruaja e Mlladiç, akuzohet për armëmbajtje pa leje

BEOGRAD- Mediat vendase raportojnë se prokurorët në Beograd kanë ngritur akuza kundër gruas së ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, për armëmbajte pa leje.

Agjencia e lajmeve Tanjug citon gjyqtaren Vesna Adamovic të ketë thënë se prokurorët kishin ngritur një akuzë të tillë kundër kundër Bosiljka Mlladic.

Sipas të njëjtave burime mësohet se në prill të 2008-ës , gjatë një kontrolli në banesën e familjes së Ratko Mlladiç në Beograd, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe disa pistoleta që i përkisnin ish-komandantit serb

Ratko Mlladic është duke u mbajtur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku po përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë në vitet 1992-1995 - duke përfshirë rrethinën e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›