Mbahet samiti i parë i shteteve në zhvillim
Liderët e ekonomive më të mëdha në zhvillim: Brazili, Rusia, India dhe Kina, do të takohen kësaj jave në samitin e tyre të parë zyrtar, për të bërë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në arenën botërore. liderët e të ashtuquajturve shteteve tullë ("BRIC nations"), do të diskutojnë rrugët që duhen ndjekur për të reformuar sistemin financiar global pas shpërthimit të krizës më të rëndë financiare në dekada të tëra, si dhe do diskutojnë ide të reja mbi krijimin e një valute të re rezervash për të pakësuar varësinë ndaj dollarit amerikan.
"Lajmi i mirë është që vendet e pasura janë në krizë dhe që shtetet në zhvillim po japin një kontribut të jashtëzakonshëm për të shpëtuar ekonominë botërore, për pasojë duke shpëtuar vendet e pasura", tha të mërkurën e shkuar për agjencinë "Reuters", Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, duke shtuar se falë këtij kontributi dhe peshës që gëzojnë tani këto shtete në arenën ndërkombëtare, u duhet dhënë edhe hapësira e duhur për të thënë fjalën e tyre.