E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavlefshmeria ne KQZ Sot vendimi. Debat ne Kolegj

Kolegji Zgjedhor po diskuton prej tre oresh padine e socialisteve per rishqyrtim nga KQZ-ja te pavlefshmerise se zgjedhjeve ne Tirane.  Perfaqesuesit e PS-se ne kete seance paraqiten pretendimet e tyre per manipulim te procesit te 8 majit. Argumenti qe ata ngrene eshte se në 284 qendra votimi jane vene re me shume vota se votues. Damian Gjiknuri tha se “Kolegji ka tashmë dy mundësi, të detyrojë KQZ të pranojë kërkesën e PS ose të shpallë pavlefshmëri” .

Pas kërkesës së Gjiknurit përfaqësuesit e KQZ i kanë kërkuar Kolegjit të mos e pranojnë këtë kërkese. Përfaqësuesja KQZ-së në Kolegj Dëshira Pasko tha se “KQZ nuk ka kompetencë të shqyrtojë këtë kërkesë, por vetëm Kolegji Zgjedhor”. Pasko shtoi ndër të tjera se kërkesa për pavlefshmëri është jashtë afatit, pasi KQZ shpalli rezultatin në 23 Maj, afati për ankimim mbaroi në 26 Maj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›