Putin shkarkon shefin e agjencisë për male

Moskë, 22 gusht - Kryeministri rus, Vladimir Putin, e hoqi nga pozita shefin e Agjencisë për Male, ngase nuk ia doli që me sukses të ballafaqohet me zjarret e fundit. Ky është largimi i parë në administratën ruse shkaku i serisë së zjarreve që kanë shkatërruar qindra hektarë tokë. Në vendin e shefit të liruar i Agjencisë për Male, Aleksey Savinov, Putin emëroi zëvendësin e tij, Viktor Masliakov.
Gjatë gjithë krizës me zjarre në Rusi Savinov ishte kritikuar që nuk është eksponuar më shumë në mbrojtjen nga zjarret, ndërsa Putin posaçërisht është ankuar që nuk i ka shfrytëzuar në mënyrën më efikase fondet e qeverisë për parandalimin e zjarreve. Por, disa kritikë rusë konsiderojnë se edhe vetë Putin do të duhej të merrte një pjesë të fajit për këto zjarre, ngase pikërisht ai e përkrahu ligjin sipas të cilin mbrojtja e maleve ruse u decentralizua.