Ashton, politikania më e shtrenjtë evropiane

Bruksel, 22 gusht – Mbi 100 diplomatë që do të punojnë për shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, do të paguhen më shumë se ministri i Jashtëm britanik, William Hague, kanë zbuluar mediat britanike.
Së paku 54 prej 114 zyrtarëve të lartë të diplomacisë së Bashkimit Evropian do të marrin nga 157 mijë deri në 171 mijë funte në vit, një pagë vjetore më e lartë se ajo e kryeministrit britanik, i cili për një vit merr 142 mijë funte britanike, ka raportuar gazeta “Daily Telelgraph”. Shefja e Politikës së Jashtme e çështjeve të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Ashton, merr një pagë vjetore prej 230 mijë funtesh britanike, duke u shndërruar në politikanen më të paguar në botën perëndimore, ka raportuar gazeta londineze, duke treguar se ajo kontrollon një buxhet që është tri herë më i madh se ai i Shërbimit të Jashtëm të Britanisë së Madhe.
Zyrtarë të lartë të BE-së i kanë deklaruar “Daily Telegraphit” se ka shqetësime të shumë liderëve lidhur me shpenzimet e mëdha që po bën BE-ja për themelimin e shërbimit të jashtëm diplomatik në kohën kur shumica e shteteve anëtare po zbatojnë masa të ashpra kursimi si pasojë e krizës financiare.
Vetëm për fazën fillestare të emërimit të më shumë se 80 diplomatëve evropianë, BE-së do t’i dalin nga xhepi rreth tetë milionë funte britanike. Mirëpo Komisioni Evropian ka shprehur frikën se vitin e ardhshëm do të ngarkohet buxheti vjetor pasi pritet të fillojë dërgimi i delegacioneve nëpër misione diplomatike.
Zëdhënësja e baroneshës britanike ka thënë se po bëhen shpenzime për shkak se “duhet ta zgjerojmë hapësirën tonë vepruese”.