E Diel, 1 Nëntor 2026

Niada Saliasi: Me Laurën, përjetova dramën e një shpirti të vetmuar

Aktorja rrëfen për rolin e fundit në shfaqjen Sonte jam vetëm, por dhe jetën mes Tiranës dhe Prishtinës


Është shfaqur me sukses në Teatrin e Metropolit Sonte jam vetëm, drama me regji të Enver Petrovcit dhe në lojën e aktorëve Niada Saliasi dhe Ilir Tafa. Për publikun kjo shfaqje erdhi në vijim të sukseseve që janë shfaqur në këtë skenë teatrore. E cilësuar si një prej aktoreve të reja, por të talentuara të filmit dhe teatrit, Niada Saliasi diti të përcjellë shumë bukur tek publiku një tjetër personazh. Në këtë dramë ajo solli Laurën, një aktore  e vetmuar.

Regjisori e ka punuar veprën në mënyrë të tillë, që ajo të ketë disa rrafshe leximi. Përmes dy personazheve zbulohet vetmia e individit, nevoja për dashuri. Dhe është pikërisht ajo (dashuria), që jo vetëm mbush përditshmërinë, por edhe vendos ekuilibrat shpirtërorë. Një ndër dy personazhet, aktorja është një shpirt i vetmuar. Prej gjendjes së saj merr titullin edhe vepra. Madje ajo ndihet aq e zbrazët, saqë detyrohet të marrë në telefon kolegen e saj, e cila duhet ta mbajë me muhabet e të mos e lërë vetëm. Pikërisht këtu, në nevojën e saj për të qenë me dikë, hyn në lojë personazhi i dytë, i cili shndërrohet në dhjetëra karaktere e figura. Nuk dihet në është një vjedhës, një detektiv, producent, regjisor apo aktor filmi..., apo thjesht dhe vetëm një i sëmurë mendor, pacient i bashkëshortit të saj mjek, në Psikiatri. A është real ky person, apo është thjesht dhe vetëm fryt i imagjinatës së saj të etur, për të gjetur njeriun e duhur? Ndaj ajo  e vesh atë me lloj-lloj petkash, pa mundur të gjejë veten. Ky lloj kalimi, nga njëri karakter në tjetrin, e bën veprën interesante dhe aspak monotone. Por duhet thënë se edhe loja e aktorëve i përshtatet më së miri këtij aksioni të shpejtë, ku situatat shndërrohen nga tragjike në komike. Në këtë intervistë, aktorja rrëfen emocionet që i fali roli, por dhe jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës.

-Nga Prishtina vini në Tiranë me veprën Sonte jam vetëm, diçka rreth saj?
Kjo është një vepër franceze, i takon një prej dramaturgëve më të mëdhenj francezë  Andre Pol Antoan. Shfaqja, e cila vjen me titullin Sonte jam vetëm, mund të themi se çdo njeri ka probleme dhe mund të jetë vetëm, të gjitha këto, të gjitha situatat që mund ti ndodhin një femre të vetmuar, aktore në një shtëpi vetëm, ku i afrohet dikush që sjell diçka tjetër. Unë nuk dua të flas më tepër pasi dua që tia lë shikuesve që ta shohin shfaqjen. Sonte jam vetëm ka episode komike, tragjike, episode që të dhimbsen vërtetë këta personazhe, tregohet dhe se në çfarë realiteti jetojnë.

-Niada dhe Laura?
Kur e merr në fillim tekstin nuk ke të bësh fare me Laurën. Me kalimin e kohës, duke u marrë me detaje, duke punuar me rolin, duke u përshtatur me të, arrin që ta bësh Laurën. Unë tani mund të them që jam në shfaqje 100 për qind Laura.

-Si u ndjetë para publikut kosovar, pasi është hera e parë që ju jeni atje?
Është hera e parë, me një pjesë teatrore të kësaj rëndësie. Publiku atje më priti shumë mirë dhe kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me zotin Enver Petrovcin, si dhe Ilir Tafën. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë kur e mendoj se në fillim kur jam nisur për në Kosovë e kam pasur çdo gjë me frikë, sepse po shkoja në Kosovë. Isha vetëm, ambient i panjohur, rrethana të panjohura. Gjithmonë kam qenë në hezitim të shkoj apo jo.

-Sa e vështirë ishte për ju të arrinit deri tek Laura?
Roli i fundit që unë kam pasur ka qenë tek filmi Gjallë dhe interpretoja rolin Djanës. Tek Djana kam qenë unë, tek Djana nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi ka qenë shumë afër moshës sime, afër mentalitetit tim, shume afër çfarë unë kam kaluar më parë, ndërsa sa i takon Laurës ajo është aktore e para, në moshës, me një përvojë shumë të gjatë, por kurrë pa bërë famë në karrierën e saj artistike. Pra Diana nuk ka qenë shumë e vështirë përveçse me lozu veten tënde në këto rrethana, ndërsa tek Laura ndryshon shumë kjo gjë, dhe është komplet me një dimension tjetër, dhe aq më shumë që është e teatër dhe çdo gjë duhet përjetuar 100 për qind në skenë. Nuk mund të lësh diçka se mund ta bësh sërish. Një orë e dhjetë minuta është shfaqja dhe gjatë kësaj kohe ti duhet të ekzistosh dhe të bësh të pamundurën që publikun ta mbash në substancë, kjo për të vetmen arsye sepse janë dy personazhe dhe është shumë e vështirë që të luhet një pjesë me dy personazhe, në një format të tillë dhe në atë ritëm që ka shfaqja. Por kjo kuptohet që është dhunti e Enver Petrovcit që di të ndërthuri kaq mirë, pjesën, aktorët dhe regjinë.

-Çfarë përjetuat me Laurën?
Fillimisht ne kemi filluar të punojmë në muajin tetor. Ka qenë sakrificë, pasi unë për Vit të Ri nuk kam ardhur të festoj me familjen time, por kam qëndruar vetëm në Kosovë. Çdo njeri ka qenë me familjen e vet, ndërsa unë e kalova vetëm Vitin e Ri. Por nuk jam pishman, sepse unë iu kushtova një personazhi si Laura, i cili më bëri që të jem sot në qendër të vëmendjes.

-Çfarë i shton galerisë suaj të personazheve Laura?
Laura për mua është gjithçka, e shoh si një trampolinë që unë kam marrë hov, jam hedhur dhe tani jam fitimtare.

-Tashmë jeni bërë në emër i njohur si ndiheni?
Unë në përgjithësi jam natyrë shumë modeste. Ata që më njohin më duan dhe flasin me superlativa, që jam shumë e thjeshtë. Nuk dua që njerëzit të më shikojnë mua si një njeri shumë i rëndësishëm. Këtë që mua më ka dhënë Djana, besoj unë do ta mbaj gjallë, pasi po të ishte për të rrëshqitur do të kisha rrëshqitur që në atë kohë që doli premiera. E mira është sa më shumë punë dhe sa më shumë modeste.

-A jeni kritike ndaj vetes?
Sa i takon shfaqjes Sonte jam vetëmunë nuk e kam parë akoma veten. Di vetëm që unë jam gjatë kohës së lojës 100 për qind brenda, dhe e ndjej që po shkon mekanikisht, por në fakt jam shumë kritike. Edhe kur e shoh veten tek filmi Gjallë, apo dhe tek telenovela Dhimbja e dashurisë, apo dhe në punë të tjera, sa herë e kam parë veten, gjithmonë mendoj se po të më jepej një mundësi sërish do ta rregulloja akoma më shumë rolin.

-Ku ndjesh më mirë në Tiranë apo në Prishtinë?
Kësaj i thonë ku ndjehesh më mirë tek tezja, apo tek mami (qesh), sigurisht që tek mami.

-Veç teatrit, si e ke kaluar kohën në Prishtinë?
Në fakt atje jam dhe në shkollë, po vazhdoj një master për aktrim, por ia kam kaluar mirë. Kam pasur dhe miq që i kam njohur që kur kam qenë në Tiranë para se të shkoja atje. Jam mirë në Prishtinë.

-Sa i takon skenave erotike, çfarë mund të na thoni për në teatër?
Në teatër është diçka tjetër, ndërsa në film duhet të aktrosh deri në filigram. Në teatër skenat nuk mund ti quash erotike, pasi po ta shikosh shfaqjen atëherë e kupton që nuk janë ashtu, madje ato momente kalojnë shumë natyrshëm. Në këtë shfaqje ato janë të qëndisura shumë bukur, nuk janë vulgare, vijnë lehtshëm, qetë, nën lëkurën e personazhit të Laurës. Larg Laurës, unë po ta kisha parë do të thosha që kishte skena erotike, ndërsa brenda Laurës jo, pasi çdo njeri që është vetëm meriton të ketë intimiteti e vet.

-Me këtë që pohuat, mendoni se kinemaja dhe teatri shqiptar i kanë thyer tabutë?
Them se akoma jo, pasi ne shohim vetëm Tiranën, por po të dalim në rrethe jo më larg se Durrësi, absolutisht që je e gjykuar të paktën për atë skenë që unë kam pasur në f

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›