E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për artin dhe kulturën

Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe ajo kroate firmosën dje një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e ekspertëve në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, si dhe për pjesëmarrjen e ndërsjellë në festivalet artistike, takimet ndërkombëtare dhe aktivitetet  e tjera. Marrëveshja u bë e mundur gjatë vizitës së ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj. Ministri Xhaferraj u takua me homologun e tij kroat, Bozo Biskupic.

Në takimin mes dy homologëve u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe reciprok midis institucioneve dhe shoqatave  në fushën e kulturës, artit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Gjithashtu dhe për shkëmbimin e ekspertëve në të gjitha fushat e kulturës dhe artit si dhe inkurajimin për pjesëmarrjen e ndërsjellë në festivalet artistike, takimet ndërkombëtare dhe aktivitetet  e tjera etj. Programi i bashkëpunimit kulturor midis dy ministrive për vitet 2010, 2011 dhe 2012, ka për qëllim të inkurajojë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë midis galerive, muzeumeve dhe do mbështetjen për organizimin e ekspozitave të artit. Gjatë kohës së vlefshmërisë së këtij programi, palët do të shkëmbejnë ekspozitat e mëposhtme: Ekspozita shqiptare në Kroaci: Ekspozitë pikture me peizazhe nga Shqipëria nga artistë shqiptarë; Ekspozitë fotografike Shqipëria turistike; Ekspozita kroate në Shqipëri; Ekspozitë e dizajnit kroat 0708; Ekspozitë e artikujve bashkëkohorë të argjendarisë; Ekspozitë e një artisti kroat. Ndërkohë që do të inkurajohet pjesëmarrja e artistëve të palës tjetër në ekspozitat ndërkombëtare respektive të artit në vendet e tyre. Pala shqiptare propozon pjesëmarrjen e artistëve kroatë në evenimentet e mëposhtme: Festivali Folklorik Ndërkombëtar Përmeti Multikulturor, anëtare e CIOFF, çdo vit në Qershor, Përmet; Festivali Folklorik Ndërkombëtar ALB- Mediterraneo, çdo vit në muajin gusht, në Vlorë; Festivali i baletit Albania Dance Meeting 2010 etj. Ndërkohë që do të promovohet dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i institucioneve muzikore, konncertore dhe teatrore, duke përfshirë shkëmbimin performancave të ansambleve dhe artistëve të ftuar. Ndërkohë që pala kroate do të informojë palën shqiptare mbi mundësitë e pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë  të ftuar nga organizatorët e evenimenteve kulturore ndërkombëtare  në Kroaci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›