Të gjitha më duan... por unë jam i mërzitshëm
Personazhi juaj, vampiri Edward Cullen, është 109 vjeç. Ju sapo keni mbushur 23. Çfarë dëshironi të bëni 86 vitet e ardhshme?
Robert Pattinson buzëqesh, sepse e di që tanimë është bërë shumë i famshëm, falë filmit "Twilight". Është i bukur, tundues dhe nuk qesh kurrë. "Nuk di ç‘të them. Kam firmosur disa kontrata, por të them të drejtën jam mësuar t‘i programoj gjërat". Si gjithmonë Robert është veshur shumë thjeshtë: një këmishë e errët, xhinse, një xhaketë ngjyrë gri dhe një palë atlete "All Star". Ai thotë se për të është veshja e përsosur, sepse ka një vit e gjysmë që jeton ndërmjet Nju Jorkut, Los Anxhelosit, Vankuverit dhe Londrës. "Të kesh shumë shtëpi, ose hotele, është njësoj sikur të mos kesh asnjë. Gjithçka që më duhet e kam në tri valixhe, të cilat i mbaj gjithmonë gati", thotë ai. Deri një vit më parë, vetëm disa fansa të "Harry Potter"-it e dinin se kush ishte aktori anglez, Robert Pattinson. Ndërsa sot, i zgjedhur mes mijëra pretendentëve, për të interpretuar vampirin në sagën "Twilight", është mashkulli më i pëlqyer nga vajzat. Fiton 10 milionë dollarë për një film, por nëse do të pranojë të interpretojë në "Twilight", llogaria e tij do të arrijë në 1 milionë e gjysmë dollarë.
"New Moon", kapitulli i dytë i sagës "Twilight" shkruar nga Stephenie Meyer, në fundjavën e parë të publikimit ka fituar 141 milionë dollarë (dyfishin e filmit të parë).
Pattinson është i turpshëm dhe shumë i sjellshëm: kërkon falje sa herë që ndez një cigare. Thotë se nuk i pëlqejnë intervistat, por ndonjëherë i duhet të bëjë një lëshim.
Çfarë mendoni për këtë popullaritet të madh?
Më duket sikur jam bërë i famshëm për një ditë. Përpiqem të mos humbas kontrollin: nuk dua që kur të zgjohem një mëngjes të shoh se kam ndryshuar, që nuk jam më unë.
Fanset tuaja ju trajtojnë si të ishit një yll i muzikës rok...
Nuk do të guxoj kurrë të them një fjalë kundër tyre, nuk jam një i gjorë. Më shtyjnë të jap më të mirën. Nuk dua t‘i zhgënjej. Unë nuk kam pasur kurrë një idhull dhe do të më pëlqente ta kisha ndierë atë lloj adrenaline.
Çfarë mendoni se kanë gjetur te ju?
Nuk jam unë, por Edward, vampiri, një personazh ambicioz, romantik, i rrezikshëm, i prekshëm. Mendoj se adhurohet nga vajzat, sepse çdonjëra ka një të përbashkët me të.
Në "Larry Edmund Bookstore", libraria historike e Hollivudit, gjenden shtatë biografi tuaja...
Unë nuk i lexoj kurrë shkrimet që flasin për mua, madje as në internet. Nëna ime është e interesuar pas këtyre gjërave. Ajo kishte lexuar në një faqe interneti gjëra të këqija për mua dhe ishte shumë e shqetësuar, por unë jam indiferent ndaj këtyre gjërave, kështu që edhe asaj i këshillova të mos e prishte gjakun. Unë jam vetëm 23 vjeç dhe për biografinë time mund të shkruhen vetëm dy radhë: ka shkuar në shkollë dhe pastaj ka interpretuar në filmin "Twilight". Asgjë më shumë.
Si do ta përshkruanit karrierën tuaj?
Që kam rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Mendoja se do t‘i kushtohesha muzikës, por nuk ndodhi kështu. Aktrimi ishte një mënyrë për të fituar para (falë "Harry Potter"-it u ndava nga familja dhe jetoja vetëm), por duke qenë vazhdimisht pjesë e pandarë e tij, kuptova se më pëlqente me të vërtetë. Jam specializuar për personazhe të çuditshëm, ndryshe nga unë, ekstremë, si Salvador Dali në filmin "Little ashes", ku tregohej dashuria e tij për poetin Federico Garcia Lorca, në sytë e regjisorit Luis Bunuel. Në kinema kam interpretuar edhe një skenë seksi (me një mashkull), por asnjëherë me një vajzë.
A ka zgjedhje të rrezikshme?
E konsideroj veten të mërzitshëm dhe kërkoj një jetë më interesante, por janë personazhet e mi që më bëjnë të jem ndryshe nga të tjerët. Me aktrimin arrij të ndiej emocione shumë të forta. Nëse duhet të dukem i trishtuar, realisht ndihem i tillë. Në fillim nuk kisha besim tek aftësitë e mia, reagimet, më dukeshin shumë sipërfaqësore.
Cila është ëndrra juaj?
Të incizoj një CD, por kam nevojë për shumë përqendrim, sepse muzika nuk mund të jetë një hobi. Është një mjet që të zhvesh totalisht, ndryshe nga aktrimi. Nuk mund t‘ia hedhësh askujt fajin nëse gjërat shkojnë keq. Je vetëm ti dhe shpirti yt.
Çfarë bëni kur nuk merreni me aktrim?
Kjo gjë nuk para ndodh. Në fillim, kur kisha kohë të lirë, shkruaja një roman të cilin e kam nisur gjashtë vite më parë. Tani ka kohë që nuk e prek me dorë. Kam lënë përgjysmë edhe një roman tjetër fantastiko-shkencor. Nëse do të vazhdoj këtë jetë kaotike, mendoj se nuk do të arrij të çoj asgjë në fund brenda këtyre dhjetë vjetëve.
Cili do të jetë filmi i ardhshëm?
Pas "New Moon" dhe "Eclipse" po përfundoj xhirimet e filmit "Remember me", një melodramë romantike. Në shkurt do të fillojnë në Budapest xhirimet e filmit "Bel Ami", me aktoren Uma Thurman dhe Kristen Scott Thomas.
Është e vërtetë që ju kanë detyruar të shkonit në palestër për të bërë një trup më të bukur?
Po, sepse unë jam kundër sportit. Në audicionin për filmin "Harry Potter" gënjeva duke thënë se merresha me futboll dhe ski. Në fakt, luaj vetëm bilardo.
Cila është dhurata e fundit që i keni bërë vetes?
Në Vankuver bleva një kitarë elektrike, të vitit 1951.
Aktori Robert Pattinson, 23 vjeç, është vampiri i famshëm Edward Cullen