Fundiviti i bilanceve apo rrëmimi i ndërgjegjes
Perspektiva e përfundimit të një viti mbart në vetvete jo vetëm dëshirat për një fillim të ri, por edhe bilancin e asaj çka kaluar. Mësuesit e mëdhenj të shpirtit ndër shekuj, përgjithësisht, në muzgun e një dite gjithmonë porosisin rrëmimin e ndërgjegjes: aq më shumë kjo është e domosdoshme në muzgun e një viti apo në muzgun e jetës.
Kjo gjë nuk është vetëm një përmasë religjioze, megjithëse kryesisht e tillë, por është edhe një përgjegjësi civile duke qenë se secili nga ne, lider civil apo religjioz, qytetari i thjeshtë në katund apo në qytet ka për detyrë ta bëjë.
Nxjerrjes së bilancit nuk mund t‘i shmangemi, sepse koha e inventarit afrohet pothuajse pa mëshirë, duke qenë se ora e historisë sonë personale e kolektive është e vetmja gjë në botë që nuk ndalet asnjë çast, aq më pak nuk kthehet mbrapa. Edhe kush nuk beson se një ditë do të japë llogari para Zotit, do të japë patjetër llogari para vetes, para të tjerëve, para familjes, apo para kombit dhe ç‘është më e rëndësishmja para ndërgjegjes së tij. Kjo e fundit, kur nuk besohet se është gjurmë e hyjnores brenda njeriut, mbetet instanca më e lartë të cilës i referohemi.
Ka thelbësisht tri sjellje para perspektivës së mbylljes së një viti apo përgjegjësisë së bilancit: dehja me dëshirën për t‘u zgjuar në mëngjes tjetër njeri; përballja me atë çka ka shkuar tashmë me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në një proces dialektik (apo dialogjik); vetëmjaftueshmëria duke menduar se vetëm të tjerët kanë nevoje të bëjnë rrëmim ndërgjegjeje.
I pari qëndrim deh, d.m.th. përgjum ndërgjegjen për vetëm 24 orë më e shumta, më pas shkakton më shumë dhembje se më parë e shton ndjenjën e fajit që të çon drejt dehjes së radhës në një proces të pambarimtë mosballafaqimi me vetveten dhe me të shkuarën. Është një ikje, një strukje për të mos u përballur kurrë.
I dyti qëndrim dhemb në fillim, por më pas qetëson dhe mbi të gjitha ndërton.
Qëndrimi i tretë është vetëmjaftueshmëria dhe bindja se zotërohet gjithnjë fjala e fundit (dogmatizëm) në çdo gjë e në këtë mënyrë askush nuk më detyron të rishikoj nëse kam bërë diçka gabim, sepse gjithmonë gjykoj dhe nuk jam kurrë i gjykuar. Kundër çdo lloj dukje të jashtme, kjo është veti e të dobëtit, i cili ka frikë nga e kaluara e tij dhe të cilit i mungon guximi për të ndryshuar për të ardhmen.
Qëndrimi i dytë është qartas ai më i miri. Rrëmimi i ndërgjegjes i ngjan një shqyrtimi, apo edhe një gërmimi (fjalët të paktën morfologjikisht afrohen) në jetën time për të parë ku kam hedhur themelet, çfarë kam ndërtuar, si e kam ndërtuar dhe çfarë mund të bëj më mirë. Është bilanc dhe perspektivë! Nuk mund të jetë vetëm një analizë e së shkuarës, e cila mund të kthehet në një mbetje arkeologjike, por është mbi të gjitha edhe një perspektivë: duke parë ku kam ndërtuar, kam rastin të përforcoj apo të hedh tjetërkund themelet e mia, nëse aty ku kam ndërtuar është terren sizmik apo i paqëndrueshëm.
Rrëmimi i ndërgjegjes është një përgjegjësi para të tjerëve. Ne jemi rojat, kujdestarët e atyre që kemi pranë dhe larg e prandaj kemi përgjegjësi, pasi ne i jemi besuar dikujt dhe dikush na është (na ka) besuar neve. Kjo është familja ime, janë miqtë e mi, elektorati im, është kombi im, madje edhe kundërshtarët e mi…!
Në një shoqëri si ajo e Shqipërisë, ku 50 vjet komunizëm kanë rrafshuar ndërgjegjen kolektive dhe kanë gjymtuar keqas atë individuale, është e rëndësishme të ndërtosh, d.m.th. të rrëmosh ndërgjegjen. Një gjë e tillë e merr shkëndijën për t‘u ndezur nga aftësia për të qenë i përvuajtur e d.m.th. larg tundimit të plotfuqishmërisë dhe pagabueshmërisë. Kryesisht është vetëdije për cakun. Duke u përplasur në shkëmbin e një relativizmi të shfrenuar njeriu shqiptar "elitë", qoftë ky apo edhe njeri i thjeshtë, ka prirjen ose të fshihet pas gishtit ose të dehet për t‘u përgjumur.
Një rrëmim ndërgjegje në këtë fundviti është përpjekja më e mirë për t‘i dhënë jetë e gjallëri ndërgjegjes, më parë e gjymtuar nga diktatura komuniste e tani nga ajo relativiste. Përmbushja e detyrave të përditshme dhe stërvitja me rrëmimin e përditshëm të ndërgjegjes bëjnë që të mos e shohim veten të papërgatitur për çastet kur do të na duhet të përballemi me bilance kohësh më të gjata se sa një ditë apo, më shumë ende, me at‘ kohë kur çasti i mbramë na thërret në emër…!