E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, çështje e gjithë shoqërisë shqiptare”

12-10-2011 / Gazeta 55

Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi  


Kreu i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi theksoi dje se, “procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është çështje e gjithë shoqërisë shqiptare prandaj qytetarët duhet të informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces”. Sipas Sequi-t vetë “Eu Infocenter”, ku u zhvillua dje konferenca për prezantimin e revistës informative “‘Eurospeak”, është ndërtuar për këtë qëllim, sepse nëpërmjet kësaj qendre delegacioni i BE në Shqipëri ka për synim të rrisë perceptimin e shoqërisë ndaj çështjeve të integrimit. Sipas ambasadorit Sequi, qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë është integrimi dhe çfarë është Bashkimi Europian për ta. “Për qytetarët është e rëndësishme të dinë se çfarë impakti do të ketë për ta integrimi, për jetën e tyre të përditshme”, u shpreh Sequi. “BE në Shqipëri dëshiron që ju të jeni pjesë e të ardhmes tonë të përbashkët. Ju së bashku me ne duhet të ndajmë të njëjtën vizion, të njëjta parime për të ardhmen. Të gjithë të kemi mundësinë të përgjigjemi pyetjes që në fakt nuk bëhet shpesh deqë e ngre çdo qytetar shqiptar. ‘Pse është integrimi në favorin tim?’”, theksoi Sequi, ndërsa shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje. “Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qytetarët janë atë që do të bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato”, ka theksuar Sequi. Ai shtoi se së shpejti do të ndërmerret një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje. “Pas çdo termi që ne përdorimi si Administrata Publike, Lufta kundër korrupsionit, apo Krimit të organizuar, qytetarët duhet të dinë se çfarë reformash konkretisht merren, sa të rëndësishme janë ato për të arritur përmirësimin e këtyre çështjeve dhe të jetës së tyre”, tha Sequi. Sipas Sequit, vetëm qytetarët e mirë informuar kanë mundësi që t’i përdorin strukturat demokratike për t’i shtyrë më tej për reformat që ata duan të shohin dhe që vendi të shkojë në drejtimin që duan ata, pra drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët e informuar janë në fakt kyçi i suksesit të BE-së, por në fakt dhe kyçi i integrimit të Shqipërisë në BE, pasi qytetarët janë ata që do të ndihmojnë të formësohen politikat por vetëm nëse e kuptojnë se ç’është integrimi dhe BE-ja. Revista informative ‘Eurospeak” publikohet me mbështetjen e Fondacionit gjerman, Friendrich Ebert Stiftung (FES), Drejtori i të cilit, Michael Wichert, u shpreh se “duke parë faktin që në Shqipëri shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro integrimit, atëherë ia vlen të ngremë pyetjen për se vazhdojmë të investojmë në ndërgjegjësimin për procesin e integrimit”. Por, theksoi ai, “eksperienca ka treguar se kur vendi i afrohet integrimit në BE, si për shembull në Kroaci, fillon të ketë një nivel më të lartë skepticizmi, prandaj është e nevojshme që shqiptarët të jenë gjithnjë të informuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me bashkimin Evropian”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›