E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i takojnë BE-së

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 20:10

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha se deklarata që BE është e lodhur dhe heziton që të pranojë anëtarë të tjerë, janë të pavërteta dhe shtoi se ato duhet të luftohen së bashku “nëpërmjet reformave që sjellin të mira për popullin”.

Këto komente Fyle i bëri sot, nëpërmjet një kumtese, gjatë së cilës deklaroi edhe se në fund të kësaj jave, së bashku me kryetarin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, do ta vizitojnë Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Barroso ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “i takojnë Bashkimit Evropian”, por tërhoqi vëmendjen se kjo varet nga aftësitë e vendeve për t’i zhvilluar reformat.

Burime në Bashkimin Evropian kanë thënë se Barroso dhe Fyle, në vjeshtë të këtij viti, planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. /abcnews/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›