Ndahet nga jeta gazetari Marash Berisha
Nga Express më 05 prill 2011 në ora 13:06
Në moshën 84-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Marash Berisha. Ai ishte një nga maturantët e parë të gjimnazit të Prishtinës, ndërsa Fakultetin Filologjik e kreu në Beograd.
Berisha ka punuar si gazetar në Radio Beograd dhe ishte ndër gazetarët e parë të emisioneve në gjuhën shqipe në Televizionin e Prishtinës dhe më pas korrespondent i saj nga Beogradi.
Zoti Marash Berisha ka punuar dhe si korrespondent i Radios Evropa e Lirë nga Beogradi.