Supermarketi i politizimit, në trustin e lulelakrës së Ministrisë së Arsimit
Nga Zenel ANXHAKU
Mirësevjen në Pollograd
Pollograd dhe Zululand
Pollograd garuzhen more
Me maturën shtetërore
Në të vërtetë kur pritej më shumë prej opozitës së majtë të shpaloste përpara shqiptarëve, mësuesve dhe nxënësve politika alternative zhvillimi në arsim,mjerisht mbetet deri tani,vetëm në pozimin e atyre fotografive të mjera që më shumë vënë në siklet banorët e poseduesit e tyre se sa ngjallin ndonjë përqëndresë... Do të desha të mbetesha sërish në fushën e ndërtimit të shkollave për të thënë se sa shterpë është paraqitja e programeve politikë për arsimin nga ana e opozitës... Ky është vetëm një pasazh nga shkrimi i botuar në gazetën Rilindja demokratike në datën 17 qershor, shkrim i titulluar Opozita me fotografi nga ekrani. Dhe autori nuk është një koleg i Rilindjes demokratike. Jo, është kryeredaktori i gazetës Mësuesi, organ i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që prej kohësh është një bashkëpunëtor special i Rilindjes demokratike dhe që e ka kthyer gazetën Mësuesi në një faqe mezi të gazetës së partisë ende në pushtet. Nuk kemi se si të mos e fillojmë këtë shkrim për politizimin e Ministrisë së Arsimit në veçanti dhe të shkollës në përgjithësi duke anashkaluar këtë fakt pothuajse të kahershëm. Zotëria në fjalë ka ardhur nga një fshat i largët i Devollit dhe ndoshta nuk i vjen çudi kur del në fotografi në ekran në shkollën-haur në Devoll dhe mendon se e ka për detyrë të mbrojë në mënyrë të politizuar shefat e tij që për arsye politike e sollën në vendin që ka sot. Kjo është puna e tij, por politizimi i shkollës dhe i administratës shtetërore është edhe puna jonë...
***
Nuk ka si Pollogradi
Është çdo gjë prej smeraldi
Dhe në daltë një ditë qymyr
Arkën mbyll dhe shyqyr
Frika dhe ankthi i pasigurisë i ka zënë hierarkët e lartë të një partie në pushtet e cila pasi gatoi çorbën e gërdecëve kërkon tju servirë qytetarëve shqiptarë gulashin e mashtrimit dhe marketingun e gënjeshtrës nëpërmjet reklamave qeveritare. Për të ardhur deri më këtu këta hierarkë kanë politizuar deri në eshtrat e regjura nga skleroza të administratës shtetërore të shtetit të Berishës. Kjo duket më së miri në një Ministri të tillë siç është Ministria e Arsimit që ka një diapazon me të gjerë me publikun. Emisioni me mision të lartë qytetar Fiks fare të Top Channel për disa net rresht me fakte ka treguar kopenë e mësuesve dhe të nxënësve në vijat blu të kullotave mitingashe të partisë demokratike ndërsa shkojnë nëpër mitingje që organizohen duke hequr nga shkollat nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme. Kryetarja e Parlamentit zonja Topalli siç na tregon Top Çhannel i çon nxënësit për mësime edhe ditën e shtunë si dhe mësues që shkojnë në mitingje me porosi nga lartë me darë shtrënguese. Si arrihet kjo thyerje e ligjeve në mënyrë flagrante në mes të ditës me diell? Në MASh është sekretare e përgjithshme një njeri i Xhozefina Topallit e vënë aty me meritën e vetme se është një e njohura e saj. Pasi kjo sekretare e përgjithshme i bëri tenderat siç don vedi gjë për të cilën është folur në mjaft gazeta të pavarura, zonja sekretare e përgjithshme në fjalë po organizon fushatën e bamirëses së saj, Xhozefina Topalli. Një fushatë që ka në themel si mish për top nxënësit dhe mësuesit. Dhe kështu kemi parë nga mbrëmja në mbrëmje një komedi blu sa absurde aq edhe trishtuese, një thyerje të ligjit më të dyja këmbët, një shtrembërim i vërtetë i misionit të shkollës shqiptare. Tanimë jo vetëm administrata e MASh nuk funksionon më pasi është vënë në funksion të fushatës, por edhe drejtuesit e drejtorive rajonale kanë marrë porosi blu për mbështetjen totale të fushatës. Është dëshmia e një shkollë që ishte në rikonstruksion në qytetin e nxënësve në Tiranë dhe mori viktima, (një prolog i Gërdecit), ish apeli i radhëve të gjata për blerjen e librave shkollorë, është lista e Shlinderit të studentëve shqiptarë që presin radhën për ekuivalentimin e diplomave të tyre fituar në perëndim dhe presim me muaj dhe me vite për ekuivalentimin e tyre, janë universitetet private që janë hapur si kioskat, është gazeta Mësuesi e politizuar deri më grykë që mësuesit tani e quajnë Faqja e fundit e Rilindjes demokratike etj., etj., që flasin për kalbëzimin dhe politizimin e skajshëm në sferën e arsimit. Dhe ky ortek tjetërsimi dhe politizmi i arsimit shqiptar duket më së qarti tani së fundi tek fushata politike alla Xhozefina, kur mitingjet politike mbushen me nxënës të shkollave, kur auditorët mbushën me ulërimat e paguara të mitingjeve. Zonja Xhozefina me binjaken e saj në MASH po e shkelin me të dyja këmbët pavarësinë e arsimit shqiptar. Në një kohë që Shkodrën e tyre po e lënë nën piskamën e një centrali bërthamor që me të drejtë ka sensibilizuar dhe ngritur më këmbë gjithë opinionin e vërtetë demokratik dhe intelektual shkodran. Të tilla janë ethet e politizimit në piramidën e kalbur të Ministrisë së Arsimit të gatuara nga trusti i lulelakrës. Po le të presim 28 qershorin...
***
Pa dëgjoni çthotë zullapi
Lajmi i ri po vjen nga Dapi
Çka po thotë një kanarinë
Konkurrim kam partinë
Para pak kohësh në një gazetë komunitare u botua një shkrim i një qytetari i cili me një letër të hapur i kërkonte ministrit të Arsimit dhe Shkencës, zotit Fatos Beja që të ndërhynte me kompetencat e tij ministrore në zyrat përkatëse në MASH për sorollatjet dhe vonesat burokratike për ekuivalentimin e diplomave të kuadrove shqiptarë që kanë mbaruar jashtë vendit. Qytetari në fjalë ka mbaruar në Rumani i dërguar nga vetë MASH pasi doli edhe fitues në një konkurs ndërkombëtar për të drejtat e të rinjve. Burokracia e zyrtarëve të MASH ka sjellë çrregullime të mëdha dhe persekutim të vërtetë të drejtave të të rinjve shqiptarë që kanë mbaruar jashtë vendit studimet e larta dhe që nuk janë të aderuar në listat e partisë në pushtet. Me fjalë nga zyrtarët e piramidës së MASH flitet për thithjen e trurit të atyre që kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Por në fakt radha e atyre që presin ekuivalentimin e diplomave dhe që nuk janë anëtarë të partisë demokratike është bërë si lista e Shlinderit. Zvarritja burokratike, sorollatja, muret e ngritura në zyrtarët e MASh për qytetarët janë kthyer në të vërtetë në një Gërdec të dytë me shpërthim të ngadalshëm për të gjithë ata që mbarojnë studimet jashtë vendit dhe nuk janë të aderuar në partinë në pushtet. Në këtë mënyrë djemtë dhe vajzat shqiptare që mbarojnë studimet jashtë vendit fillojnë kalvarin e rëndë të jetës së tyre të shkaktuar nga burokracia shpirtakazmë e politizuar në MASH.
***
Ja reklamat pranë VC-së
E tregojnë si gjë e gjëzë
Se në fund të bulevardit
Shfaqet Rënia e Pollogradit
Këto ditë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që vijnë në Tiranë ju bën një përshtypje me shije të hidhur një poster vigan i Fatmir Mediut mu përballë përmendores së Skënderbeut. Ky poster duket se ju thotë qytetarëve të gjithë Shqipërisë: Sa të kem Sali Berishën me vete, unë bëj bashkë më shokët e mi jo vetëm një Gërdec, por edhe 26 Gërdecë të tjerë dhe drejtësia siç duket nuk ka seç të më bëjë. Unë ja tek kandidoj për deputet dhe posteri im është vigan mu në mes të Tiranës ... Dhe ajo që të bën përshtypje akoma më tej është fakti se posteri në fjalë është vënë në muret e Universitetit jo publik Ufo në një kohë që shkolla sipas ligjit është e depolitizuar. Sepse Shqipëria për herë të parë doli në krye të Botës, si vend që favorizon biznesin.. Këto janë fjalë të Genci Pollos të shkruara në të njëjtën gazetë dhe në të njëjtin numër gazete ku ka shkruar edhe kryeredaktori i gazetës Mësuesi. Cili biznes zotërinj? Biznesi i Gërdecit ku bashkërisht fundosët midis të tjerave edhe nxënës të shkollave shqiptare? Posteri i Fatmir Mediut tek muri i një shkolle flet shumë për shkollën tuaj e cila që nga rrënjët duhet reformuar. Sepse shkollat në fakt më këtë politizim të skajshëm janë kthyer në kafene. Shkoni në universitetin Ufo dhe në klubin e saj që e kanë quajtur Bibliotekë sheh me dhjetëra studentë që pijnë kafe dhe pije të ndryshme. Kjo është sh