E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu votë dhe njeriu vlerë

Nga Shpëtim LAME
Kjo fushatë ndryshon shumë nga të tjerat. Ka nisur shumë më herët, sesa e parashikon koha ligjore. Është e tejngarkuar me spektakël, për rrjedhojë e shoqëruar edhe nga shpenzime financiare, për të cilat deri tani askush nuk ka bërë sqarime përkatëse, sesa janë dhe nga cilët burime vijnë, mbështeten. Më shumë se asnjëherë tjetër, fushata është përqendruar në analizën, ballafaqimin e dy modeleve të qeverisjes, të Berishës dhe të Ramës. Njëra nga arsyet është sistemi zgjedhor, por sigurisht më me rëndësi është  formimi dhe profili i tyre politik, që ka kushtëzuar dhe shpërfaqur më dukshëm, dukurinë negative karakteristike për shoqëritë e pa zhvilluara, në të cilat fytyra e anëtarësisë dhe e simpatizantëve të partisë, të vetëdijshëm ose jo, është shëmbëllim i drejtë dhe real i liderit të tyre.
***
Syri e ha syrin- thotë populli. Përkundër kësaj, në këtë fushatë ka rënë ndjeshëm bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve me zgjedhësin. Kjo vjen nga sistemi përpjesëtimor zgjedhor, pavarësisht nga ndarja e brendshme e punës, nga përcaktimi i zonave të përqendrimit më individual, që ka bërë çdo ekip në rang qarku. Me peshë është edhe fakti se një pjesë e kandidatëve nuk kanë njohjen e duhur të  terrenit konkret, të dy-tre problematikave më të veçanta të tij, sepse problematikat e tjera janë gjithëpërfshirëse, të kudo ndodhura dhe pothuajse të njëjta, prandaj realisht janë shndërruar në plagë të rënda, të përhershme, me shumë pak shpresë për tu shëruar. Këto plagë nga njëra zgjedhje në tjetrën, përkohësisht mbulohen me premtimet e radhës, që shumë shpejt harrohen. Gjithashtu një pjesë e kandidatëve, kanë mungesë njohjeje dhe madje prirje të dukshme të shkëputjes nga strukturat e partisë, nga mbështetësit e hershëm, ashtu dhe nga më të vonshmit. Kjo nga njëra anë, dashje pa dashje, sidomos te politika e re për ndryshim, është shoqëruar nga një masë e verifikueshme e mosbesimit dhe e mosvlerësimit të ndërsjelltë, por nga ana tjetër, rishtarët mbështetës, pavarësisht risive në emërtimin e tyre, kanë marrë për detyrë që, krahas përkushtimit për arritjen e suksesit të parashikuar në këtë fushatë, jo vetëm të jenë pjesë e riformësimit të anëtarësisë së trashëguar, por kryesisht dhe mundësisht të krijojnë nga e para një anëtarësi të re, si shtesë apo si zëvendësuese. Duke mos u prirë nga të parit me syze të errëta, të çdo detyre të ngarkuar dhe nisme me qëllim të mirë, nuk ka pse diku të strukur, mjeshtërisht të fshehur, të mos vërej si tinëzisht të pranuar, gjykimin dhe vlerësimin, se meqenëse partitë tashmë janë parësisht elektorale, për rrjedhojë atyre nuk duhet tu interesojë për askënd, se kush dhe çfarë ka qenë dhe ka bërë, flas kryesisht në rrafshin politik, por jo vetëm në këtë rrafsh. Kjo praktikë është e njohur. Të njohura janë edhe rrjedhojat negative të zbatimit të saj, sepse bazohet në mos kuptimin e ndryshimit të qartë, madje të përhershëm, ndërmjet njeriut votë dhe njeriut vlerë.
***
Në këtë fushatë, në takimet masive elektorale, si rregull sasia dhe cilësia e të qënit njeri votë është eksponenciale zbritëse, duke u nisur nga tribuna dhe duke u ndaluar në fundin e pjesëmarrësve. Ky mendim mund të kundërshtohet, sepse tribunat në këto takime, janë të tejmbushura me të rinj dhe të reja, që politikisht janë krejt të pastër, pra pa asnjë njollë gri dhe të zezë, si nga e shkuara ashtu edhe nga e tanishmja, blu apo rozë. Kjo është e vërtetë, por aq sa janë politikisht të pastër, mbase po aq janë objektivisht politikisht sterilë. Në vendin tonë, ashtu si në të gjitha shoqëritë e hapura, të rinjtë dhe të rejat, pa asnjë mëdyshje, në shumë rrafshe janë qytetarë të botës, prandaj ndryshojnë mjaft pak nga njëri tjetri. Nuk bëhet fjalë që ata të mos përfshihen drejtpërdrejtë në politikë dhe në procese të ndryshme të saj, por bëhet fjalë që të trajtohen me përgjegjësi, me maturi dhe me përkushtim, pra jo të keq përdoren politikisht. Në fakt kështu po ndodh, përndryshe nuk ka sesi të kuptojmë dhe të shpjegojmë dukurinë e të qënit të shumicës së tyre, pro 100% ndaj të gjitha problematikave që trajton njëri grupacion politik dhe njëkohësisht kundër 100% ndaj të gjitha problematikave, që trajton grupacioni tjetër. Kjo shtrihet dhe pasqyrohet, madje më fuqishëm ndaj drejtuesve përkatës. Ata janë pjesë e dekorit dhe e brohoritjeve të fushatës së partive, më me pasion se në rastet kur; ndjekin ndeshjet sportive të skuadrës së tyre të zëmrës, ndjekin lojën e yjeve të sotëm të teatrit dhe të kinemasë, të muzikës dhe të këngës, bashkëbisedojnë në internet me miqtë e tyre të rinj, nga të katër anët e globit, miq që as nuk i kanë takuar dhe  mundësitë për ti takuar ndonjëherë, praktikisht janë shumë të vogla. Të gjitha këto nuk kanë ngjashmëri me politikën dhe politikanët, aq më pak nuk janë e njëjta gjë, nuk kanë të njëjtin funksion dhe të njëjtat rrjedhoja për të sotmen dhe të nesërmen, për mirëqenien e gjithsecilit.  Duke vepruar në këtë mënyrë, partitë garuese po krijojnë shtysat e mjaftueshme, që këta të rinj, sot si qytetarë të botës, nesër të jenë më pak si të tillë, sepse ushqehen me mesazhe të panumërta të jo tolerancës, trajnohen që të shohin vetëm bardh e zi, të mbështesin dhe të kundërshtojnë pa u thelluar aspak, pa ballafaquar dhe mirëpeshuar faktet dhe faktorët, pra pa futur në punë arsyen, por në rastin më të mirë, vetëm emocionin sipërfaqësor. Partitë po bëjnë investimin më të gabuar, më të dëmshëm, për secilin prej tyre individualisht, por edhe për krejt shoqërinë e vendit tonë, për të sotmen dhe të nesërmen, sepse në trurin e tyre po injektojnë virusin me veprim ngadalësues dhe mjaft pengues, për procesin e emancipimit dhe të shndërrimit të tyre, nga njeri votë në njeri vlerë. Pra ky virus i injektuar, ata do ti tjetërsojë përfundimisht, nga të qënit qytetarë të botës, në taborë mendjelehtë dhe të përbetuar, të mohimit ose të pohimit tërësor.
***
Ka një lidhje, një ndërvarësi jo lehtësisht të kuptueshme, ndërmjet këtyre dy specieve. Kjo lidhje është shumë vështirë, madje pa mundësisht matematikisht e përkufizueshme dhe e përcaktueshme. Duket se arritjet në fushën e mjekësisë së transplantit, deri më sot i shumë organeve, mbase në të ardhmen e afërt edhe ai i trurit, sikur ia kanë zbehur të drejtën e plotë kritikuesve të filozofisë mekaniciste, sipas së cilës njeriu është një makinë biologjike, sepse vërtetë nga pikëpamja fiziologjike gjithnjë e më shumë kështu po rezulton, por nga pikëpamje sociale as që mund të imagjinohet një gjë e tillë. Njeriu vlerë, pa asnjë mëdyshje dhe gjithmonë mund të jetë njeri votë, kurse e kundërta në masë mjaft më të pakët ose shumë të diskutueshme. Të dy speciet edhe e tërheqin edhe e shtyjnë njëri tjetrin, por jo barabar. Kjo nuk ka si shkak vetëm anën sasiore përkatëse, që kuptohet se asnjëherë nuk mund të jetë as saktë e përcaktuar dhe as e pandryshueshme. Duan apo nuk duan, dy speciet gjithmonë dhe kudo, përfaqësojnë pjesë plotësuese të mjedisit social, ekonomik dhe politik, si pjesë bashkëpunuese, gjithashtu vepruese dhe  kundërvepruese. Nëse partitë politike popullohen shumë nga njeriu votë dhe faktet e deri sotme këtë e dëshmojnë, atëherë njeriu vlerë këtë e percepton e përjeton dhe e vlerëson si jo të përshtatshme, prandaj bëhet më i rezervuar sesa natyrisht i tillë është, shtysat e përfshirjes vepruese të tij dobësohen, deri në atë masë sa pranon statusin e të qënit njeri vlerë, por jo votë, duke i kthyer kurrizin çdo procesi politik. Njeriu vlerë i ka të gjitha mundësitë që ta shumëfishojë votën e tij, ndërsa njeriu votë si rregull asnjëherë jashtë vetes dhe species së tij.
***
Mendoj se dy ofertat programore të paraqitura, e së majtës dhe e së djathtës, megjithë problematikën e njohur brenda secilës, shikuar nga pikëpamja cilësore dhe e besimit për jetësim, nuk qëndrojnë as në skaje dhe as në tejskaje. Për rrjedhojë e konsideroj si të nxituar vlerësimin se oferta X është shumë e mirë, ndërsa oferta Y është shumë e keqe, gjithashtu edhe vlerësimin se X është e mirë, ndërsa Y e keqe. Jo vetëm për hir të përfshirjes në bashkësinë e optimistëve, se ky vend do të bëhet edhe për inat të një grupi po

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›