Nektari i shqiptarizmës
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Jashtë politikës, gjithnjë më ka tërhequr kontributi i shkrimtarëve për prosperimin e atdheut, këtu brenda kufijve tanë. E kam diskutuar disa herë me shokë të mi filozofë, Përparim Kaba dhe Artan Fuga, se në traditën më të mirë të intelektualëve shqiptarë, qysh nga distance e shekujve deri më sot, si konstante ka qenë dhe mbetet dashuria për Shqipërinë. Nuk e di pse më kujtohet dhe dua ti mëshoj idesë së mikut tim të paharruar, Vath Koreshi, i cili më thosh se: Në Europë do hyjmë me fytyrën tonë, me këngët tona, me librat tanë, me balerinët tanë, me shpirtin shqiptar të patjetërsuar. Më kujtohen këto fjalë proverbiale të Vathit kur mësoj se miku im i shtrenjtë Hajredin Fratari, i ka dhuruar bibliotekës së Universitetit të Oksfordit treqind ekzemplarë nga titujt më të spikatur të letërsisë shqiptare të përkthyera në gjuhë të huaj. Një rrëqethje e kuptueshme më pushton të tërin dhe më mbushen sytë me lot. Po ndërkohë smë vjen aspak çudi. Dinja, këtë gjest kaq simbolik e domethënës e bën jo thjesht se vajza e tij studion atje, dhe realisht ka rezultate të shkëlqyera. Geni i tij prej brezash ka të trusur mbi të gjitha shqiptarizmin.
Nuk dua ta zgjas se Dinen e njohin të gjithë, jo vetëm për dimensionin e tij human, por edhe për dashurinë e trashëguar nga familja për këtë vend të shtrenjtë që quhet Shqipëri.
Ndërkohë që këtë detaj, në një bisedë familjare, ja kumtoj kunatit tim, mjeshtrit të madh Arjan Miluka, aktualisht rektor i akademisë 5 vjeçare europiane të cirkut me qendër në Bruksel, edhe atij i mbushen sytë me lot. Motra ime, aktorja Shpresa Bërdëllima duke e përqafuar burrin e saj, pra Arjanin më drejtohet sërish mua: Lulo, e di që Arjani kur u jep studentëve që do pranohen rishtas në akademi tezat e provimit, ka të formuluar një pyetje të tillë: Çfarë romani të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare keni lexuar? Kështu më thotë shpresa motra imë Ndërkohë mendoj se në këtë akademi ka me qindra studentë që vijnë për tu bërë artistë nga Japonia, Kina, India, Korea, Franca, Rusia, SBA, Kuba etj etj. Po ndërkohë e di që shkrimtari ynë rreth 60 gjuhë të botës. Kështuqë kërkesa e Arianit nuk ka rënë në boshllëk. Dua tju kujtoj që Ariani është nip i ish- kryeministrit Sulejman Delvina që në krye të kongresit të Lushnjes në 1919 bashkë me patriotët e tjerë mbrojtën interesat e Shqipërisë përballë kërkesave shoviniste të fqinjëve Veriorë dhe Jugorë. Ariani është nga Lisi i Matit, Hajredini nga Fratari i Mallakastrës. Ka në mes tyre edhe një lidhje kushërinjsh të afërt me njëri - tjetrin nga nënat. Por ky është sensori biologjik. Ajo që më ngroh dhe dua tua kumtoj dhe ju lexues të dashur, që është nektar i shqiptarizmës që ata kanë
Last Updated on Sunday, 21 June 2009 21:46