E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë duhet të respektojmë Kushtetutën

Topalli:

Për herë të parë, pas ndezjes së debatit mazhorancë-President, edhe Kryetarja e Parlamentit dha dje gjatë emisionit “Log” gjykimin e saj për këtë çështje. Ndonëse më e rezervuar në qëndrimin e saj, Kryetarja e Parlamentit tha se “Kushtetuta është ligji fondamental. Mendoj se të gjithë duhet ta respektojmë atë”. Lidhur me votimin e kandidaturave për gjykatën, të propozuara nga Presidenti, Kryetarja e Parlamentit tha se “Kuvendi është vendi ku përgjigjen të gjithë. Dhe asgjë nuk kalon symbyllur”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cilësoi opozitën e sotme si një forcë politike të llastuar. Kryeparlamentarja ka bërë bilancin e punës së sesionit të dytë parlamentar të Legjislacionit të 18-të. Nuk kanë munguar sulmet e kryeparlamentares për kreun e opozitës, duke thënë se “në Shqipëri ka pasur një krizë dhe ajo e ka pasur emrin Edvin Rama”. Sipas saj, “Rama kurrë nuk ka dashur komision hetimor, pasi zgjedhjet e vitit 2009 ishin zgjedhjet më transparente”. Duke bërë jo vetëm bilancin e punës së Parlamentit, për të cilin janë shprehur vlerësime për punën e ligjeve që u miratuan në Kuvend, Topalli u fokusua te bilanci i punës së Partisë Socialiste, duke thënë se “Rama dështoi me zgjedhje, humbi në zgjedhje, humbi me bilbilat, humbi me çadrat”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›