Të gjithë kundër Chelseat

Hazard, i cili ka bërë start të furishëm të karrierës së tij në Angli pas transferimit nga Lille për 32 milionë funte, beson se Chelsea ka detyra shtesë pas triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Ishte suksesi në garën kontinentale që bindi 21 vjeçarin të refuzojë shumë oferta dhe vendos të kalojë në Stamford Bridge por tani është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë për mbrojtjen e trofeut. Në fakt asnjë skuadër nuk ka arritur të mbrojë kurorën e Ligës së Kampionëve por Hazard beson se mund të arrihet.
“Do të jetë e vështirë pasi ne tani jemi skuadra të cilën të gjithë do të synojnë ta mposhtin, pasi Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, deklaroi Hazard për UEFA.com, para përballjes me Atletico Madridin në Superkupën e Evropës të premten. “Ne po ashtu e dimë se do të jetë vështirë ta fitojmë dy herë me radhë. Por, me rëndësi është të shkojmë takim pas takimi. Për një klub si Chelsea synimi është të fitohet Liga e Kampionëve qdo vit, edhe pse është vështirë”, përfundoi ai.