E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe kunder korrupsionit Meta zhvishet nga mbrojtja

Edhe pse tensioni politik ne javet e fundit ka qene i skajshem dje parlamenti miratoi pa shume veshtiresi heqjen e imunitetit te ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta. 128 deputete te Kuvendit pozite e opozite bashke shprehen pelqimin per heqjen e imunitetit te kreut te LSI-se i cili akuzohet per afera korruptive gjate kohes qe ka qene ne qeveri.

Qe para fillimit te procesit te votimit grupi parlamentar socialist mori vendimin per votimin pro heqjes se imunitetit. Ne votimim e fshehte vetem dy prej te pranishmeve votuan kunder heqjes se imunitetit. Sic e parashikon edhe rregullorja pak para fillimit te procesit te votimit deputeti Ilir Meta paraqiti pretendimet e tij duke u shfajesuar per akuzat qe ka ngritur Prokuroria.

Ai u shpreh i gatshem per bashkepunim me organin e akuzes por nuk harroi te akuzoje prokurorine per vonesa ne procesin hetimor Kerkesa per heqjen e imunitetit erdhi vone. Une nuk habitem per kete instrumentalizim politik te prokurorise e cila vjen pa asnje prove dhe vetem me nje deshmitar kur edhe ne kohen e Sigurimit te Shtetit duheshin dy deshmitare. Kreu i LSI-se deklaroi se eshte gati te verifikoje montazhin qe i eshte bere videos dhe se ka hequr dore nga postet qeverine Berisha per ti hapur rruge hetimeve te pavarura te Prokurorise.

Aleati i kryeministrit theksoi se do ti shkoje deri ne fund zbardhjes se vertetes rreth video-pergjimit manipulimi i se ciles sipas Metes ishte edhe pikenisja e trazirave te 21 janarit. Une do te shkoj ne prokurori dhe vazhdimisht do te njoftoj parlamentin jo per ceshtjen e Ilir Metes se une kam 20 vjet qe me eshte hequr imuniteti qe ne shtator te 1992-it por per ceshtjen e 21 janarit sepse nga manipulimi nga montimi i kesaj video nisi 21 janari nisi gjakderdhja e shqiptareve te pafajshem dhe garantues i kesaj videoje ka qene nje dhe vetem nje deri ne fund ai eshte kryetar i Partise Socialiste qe do te mbaje pergjegjesine -tha Meta.

Ish-zevendes kryeministri u mbrojt duke deklaruar se nga eksperti amerikan rrezohet pretendimi i Prokurorise dhe i deputetit Dritan Prifti. Sipas Metes eksperti amerikan nuk pranon se ne kameren me te cilen jane bere regjistrimet te jete gjetur videoja qe e inkriminon. Nderkohe relatori Viktor Gumi lexoi para deputeteve raportin e pergatitur nga Keshilli i Rregullores Mandatit dhe te Imunitetit ne te cilen shprehej qendrimi i dy forcave kryesore ne favor te heqjes se imunitetit te Metes.

Ne mbledhjen e Keshillit perfaqesuesit e pozites dhe te opozites parlamentare ne te ritheksuan qendrimin se jane te hapur dhe do te votojne Pro cdo kerkese te Prokurorise se Pergjithshme per dhenie autorizimi per fillimin e ndjekjes penale ndaj cilitdo deputet. Per sa u tha me siper Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin i propozon njezeri Kuvendit te Shqiperise dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta- thuhet ne relacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›