Sot vendimi per imunitetin e Metes
16/02/2011 Prifti: Disa po më përdorin për interesa politike
Këshilli i Rregullores shqyrton heqjen e mandatit të Dritan Priftit
“Videoja 2 e filmuar prej meje, paratë për të provuar korrupsionin e Metës”
Me gjysmë ore vonesë nga orari i njoftuar një ditë më parë, Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve u mblodh dje në orën 13:30, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit për deputetin Dritan Prifti. Gjatë dëshmisë së tij, Prifti nuk e përjashtoi mundësinë se ai po përdoret politikisht, por nuk dha detaje konkrete. Por videoja e publikuar nga ai në një farë mënyre ishte kauza e opozitës, e cila u bëri thirrje njerëzve për të demonstruar “paqësisht” të premten e 21 janarit, gjë që rezultoi se nuk ishte një demonstratë aspak paqësore. “Kam pasur presione të jashtëzakonshme nga të gjitha krahët për të ndaluar transparencën që i kam premtuar publikut. Disa duan të më zhdukin. Disa duan të më përdorin për interesa të tyre politike. Disa duan të shohin shfaqje dhe të argëtohen”, theksoi Dritan Prifti. Më tej, në fjalën e tij, ish-ministri i METE-s përpara Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve theksoi se është i gatshëm të plotësojë çdo kërkesë, në mënyrë që ky proces të zbardhet i plotë, si dhe të dalë e vërteta e kësaj çështjeje. “Jam gati menjëherë të lëshoj imunitetin tim parlamentar për tu vënë në dispozicion të Prokurorisë, për të hetuar çdo gjë mbi videon që ata kanë përmendur në shkresën e tyre. Jam gati të firmos menjëherë atë që kërkon grupi parlamentar i PD-së, heqjen dorë vullnetarisht prej imunitetit të deputetit përgjithmonë. Do të jem 24 orë në 24 në dispozicion të drejtësisë, sa herë të më kërkojnë dhe sa herë të jetë e nevojshme”, tha Prifti, i cili shtoi se “videoja për të cilën më akuzojnë është filmuar prej meje për të provuar presionet, tensionet, joshjet për korrupsion dhe korrupsionin e Ilir Metës. Filmimi i një bisede me z. Leonard Beqiri, ish-zv.ministër i METE-s, u bë për të dokumentuar këto gjëra, dhe hedh dritë mbi arsyet e presionit që Meta bënte ndaj meje sistematikisht. Kjo video është një kompliment perfekt për videon e parë të Metës, duke sjellë me mbi 35 minuta filmim një tufë faktesh të reja, që provojnë ato që unë kam thënë më parë. Dua tju siguroj se asnjëherë skam marrë para duke shfrytëzuar postin”.
Meta: Mbi bazën e kësaj videoje të montuar u vranë njerëz
Një ditë më parë, Këshilli i Rregullores dhe Mandatave shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta. Në shpjegimin e tij mbi videon e publikuar nga ish-vartësi i tij politik, si dhe duke akuzuar direkt opozitën për ngjarjen e 21 janarit, kreu i LSI-së tha se “mbi bazën e kësaj videoje u vranë njerëz. Mbi bazën e kësaj videoje u ndërtua një skenar i tërë dhune dhe përgjakje, që jo vetëm solli viktima, por edhe tronditi imazhin e vendit në botë”. Më tej, në shfajësimin e tij, Ilir Meta iu drejtua anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve duke u thënë: “Kjo është një mbledhje me një muaj me vonesë, për shkak të argumentimeve që ka sjellë Prokuroria e Përgjithshme. Kjo, sepse Prokurorja e Përgjithshme në letrën drejtuar për ju bazohet vetëm në emisionin Fiks-Fare, pra në atë që është transmetuar pa bërë asnjë ekspertizë të vërtetësisë, të saktësisë, të bisedës, të zërave, të shifrave dhe shumë gjërave të tjera të asaj që është apo nuk është një montim televiziv, dhe sigurisht edhe në deklaratat e z. Prifti, i cili njihet për deklaratat serioze që bën vazhdimisht.”
Konferenca e Kryetarëve: Sot në Kuvend seanca për imunitetet
Në përfundim të seancës dëgjimore të Dritan Priftit mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve, ku u diskutua nisma e një grupi deputetësh të mazhorancës për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit për ndryshimet në Rregullore, lidhur me modifikimin e dispozitës për ndryshimin e rendit të ditës, si dhe një aneks shtesë të Rregullores për imunitetet. Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën e sotme plenare deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Ilir Meta, si dhe projektvendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të propozimit të shtesave dhe ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit dhe aneksit të saj për kufizimin e imunitetit dhe kushtet e autorizimit të ndjekjes penale. Pasi kishin marrë kërkesën e depozituar nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit dëgjuan argumentet e paraqitura nga Prifti në lidhje me këtë kërkesë. Këshilli caktoi dy relatorë për të hartuar raportin në lidhje me kërkesën e Prokurorisë, si dhe vendosi që kërkesa e paraqitur bashkë me raportin të kalojë për miratim në seancë plenare, për të cilën Konferenca e Kryetarëve caktoi të enjten e ardhshme.