Treni shtyp 45-vjecaren mashinisti Po qendronte mbi shina

Një tren i linjës Durrës-Tiranë ka shtypur për vdekje një 45-vjeçare pranë zonës së ish-kombinatit Josif Pashko në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së të premtes ndërsa goditja ka qenë aq e fortë saqë trupi i gruas mbeti i gjymtuar.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, mashinisti i trenit tha se viktima rrinte ulur mbi shina, ndërsa boria por edhe frenimi nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën 45-vjeçares, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur. Pranë zonës mbërritën ekspertë të kriminalistikës, ndërsa po bëhet i mundur identifikimi i së ndjerës, por dhe ngritja e pistave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Jul Kasapi