E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë për Ndryshimin në Shqipëri

Fron Nahzi/Publicist 

Të gjithë premtojnë anëtarësimin në  Bashkimin Europian, fundin e korrupsionit  dhe të papunësisë. Së fundmi, partia që qeveris Shqipërinë, e ka rritur stekën, duke premtuar liberalizim vizash me SHBA-të. Kjo telenovelë udhëhiqet nga i moshuari Sali Berisha, i vetëshpallur gardian i demokracisë, që  është aktualisht kryeministër dhe lider i Partisë  Demokratike që qeveris vendin. Sfidues i tij  është i riu Edi Rama, kryetar i Partisë Social- iste, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Të dy  liderët shpallin se vota për partinë e tyre, do  të udhëheqë vendin drejt ndryshimit. Slogani  i Berishës është: “Ne jemi ndryshimi, Përpara”.  Rama nga ana tjetër: “2013, viti i Ndryshimit”,  shtuar edhe “të heqim qafe Berishën”, duke  hedhur në qarkullim edhe nocionin e “Rilindjes”.  Rrotull këtyre të dyve sillen edhe nacionalistët  e Aleancës Kuq e Zi, që çuditërisht ishte mirë  në sondazhe deri sa u zbulua se kryetari i tyre,  u kërkonte anëtarëve të partisë nga 100 mijë euro për t’i kandiduar. Anëtarët e partisë u  larguan prej saj dhe kështu bashkë me të, u  vanit edhe Shqipëria e Madhe. Pastaj është  edhe e sapokrijuara, Fryma e Re Demokratike  e drejtuar nga Bamir Topi, ish-president i ven- dit. Topi mori një pozicion kundër Berishës dhe  për pasojë shumë shpejt e pa veten të papunë.  Topi ka nisur hakmarrjen e tij kundër Sali Berishës në një fushatë përmes të cilës shpreson  se partia e tij e re, do të rrëzojë plakun që qeveris Shqipërinë. Mund të marrë disa vende në  Parlament, por vështirë të besohet se do sjellë  erën e ndryshimit.  Lojtari kyç është Ilir Meta, i Lëvizjes Social- iste për Integrim, koka e Janusit një fraksion  i Partisë Socialiste që u shkëput nga radhët e  kësaj të fundit në vitin 2004. Me gati 5% të  votës popullore, Ilir Meta ka marrë rolin përcaktues... Me një avantazh prej shtatë pikë në  sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës  pritet që të fitojnë zgjedhjet. Por fushata elektorale në Shqipëri nuk nis e nuk mbaron me  zgjedhjet. Ky është një sport që zgjat gjithë se- zonet. Humbësit nuk ndalojnë se ankuari dhe  fituesit nuk i lënë kurrë lëvdatat. Premtimet e  bëra gjatë fushatës harrohen shumë shpejt dhe  menjëherë nis e adoptohet politika e tregim- it me gisht. Për më shumë se 20 vite secila  parti ka premtuar ndryshime në vend, por as- një parti nuk ka vullnet për të ndryshuar. Dhe  i vetmi ndryshim që do të shohë publiku është  më pak para në llogaritë bankare offshore të  liderëve të tyre dhe më shumë para në xhepat  e tyre ose… një udhëtim pa viza për në SHBA. 

Marrë me shkurtime nga “The Huffingtonpost”  


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›