Te henen Barcelona merr Sancez nga Udineze dhe kapitenin e Arsenalit

Javën e ardhshme e mendojnë si atë të së vërtetës, ndonëse duket ende shumë shpejt që të vërtetat të dalin sheshit. Barcelona, gjithsesi, beson dhe këtë e shkruan gazeta e Katalonjës, “El Mundo Deportivo”, sipas të cilës të hënën mund të vijë kileni Aleksis Sançez nga Udineze, ndërsa po javën që vjen do të zhvillohet sulmi përfundimtar për të marrë kapitenin e Arsenalit, Sesk Fabregas.
“El Mundo” i referohet mediave kilene, saktësisht asaj të quajtur “Kanal 13”, që raporton se sulmuesi ka marrë leje edhe nga ekipi kombëtar që të hënën të udhëtojë për në Barcelonë dhe të firmosë kontratën më të rëndësishme të jetës së tij. Sançez është i grumbulluar në ekipin përfaqësues për t’u përgatitur për Kupën e Amerikës, që fillon më 1 korrik në Argjentinë.
Përsa i përket Fabregasit, do të ketë një udhëtim për në Londër të një delegacioni barcelonist, që do të përpiqet të bindë më në fund trajnerin Arsen Venger për ta lejuar kapitenin e tij, një djalë katalanas, që të bashkohet me ekipin e tij të zemrës. Mendohet se Barça nuk dëshiron të paguajë më shumë se 30 milionë euro, edhe për arsye të shtrëngimit në buxhet, por kërkesat e Arsenalit do të ishin shumë më të larta, ndaj edhe katalanasit do të mund të pranonin edhe të shpenzonin 40 milionë euro. Gazeta britanike “Tajms” i Londrës shkruan se vetë qëndrimi shumë besnik dhe dinjitoz i lojtarit e detyron moralisht Vengerin që të mos e pengojë, ndërsa 6 vite pa fituar asnjë trofe janë faj i klubit dhe jo i mesfushorit të Spanjës.