E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën nis pranvera

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 20:00

Të hënën zyrtarisht fillon stina e pranverës, por, sipas meteorologëve, moti me shi dhe të reshura bore do të mbretërojë të hënën dhe të martën.

Në ditën e fillimit të pranverës, në Prishtinë dielli do të lindë në orën 5:42, kurse do të perëndojë në orën 17:50, që do të thotë se dita do të zgjasë 12 orë e 8 minuta, kurse nata 11 orë e 52 minuta.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës shënon Ditën e pranverës, me ç’rast të hënën, në bulevardin “Nëna Tereze”, do të bëhet mbëltimi i luleve sezonale.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, do të shpallë muaj të pastërtisë në komunën e Prishtinës prej datës 21 mars deri më 21 prill.

“Përkitazi më këtë janë angazhuar kompanitë e kontraktuara për të intensifikuar punën në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit. Ndërsa gjatë muajit të pastërtisë do të jenë të angazhuar edhe institucionet shkollore, arsimtarët dhe nxënësit do të bëjnë pastrimin e hapësirave përreth shkollave”, thuhet në një njoftim të Komunës.

Në kuadër të këtij muaji do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do bëhet një fushatë sensibilizuese në ngritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›