Shënohet rekord botëror në shitjen e një skulpture

Londër, 4 Shkurt NOA - Një skulpturë e
zviceranit Alberto Giacometti "Njeri që ecën", u shit nga shtëpia e
ankandeve Sotheby për 74.2 milionë euro, duke thyer çmimin rekord botëror për
një vepër arti të shitur në ankand.
Rekordi i mëparshëm botëror për një punë
artistike shitur në ankand u mbajt nga një pikturë e Pablo Picassos, shitur për
66.3 milion euro në New York nga Sotheby në vitin 2004.
"Pas një gare në tetë minuta, të shpejtë
dhe intensive, ndërmjet dhjetë blerësve të pranishëm, vepra është blerë me
telefon nga një blerës anonim, ka thënë shtëpia e ankandit Sotheby në një
komunikatë për shtyp.
Skulptura prej bronzi është shitur nga banka
gjermane Commerzbank.
Lindur në Borgonovo (Zvicër, 1901-1966) pasi
jetoi në Romë, Paris dhe Gjenevë, Giacometti u bë i famshëm për skulpturat e
tij.
a.k/NOA