Lushnje, gjendet një kufomë buzë rrugës, dyshohet për aksident

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier. Viktima,rreth 40 vjeç i seksit mashkull, ende i paidentifikuar është gjetur buzë rrugës, pranë një biznesi nga punonjësit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë kqyrjen e kufomës. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se viktima është përplasur nga një automjet i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë nuk përjashtohet edhe një vrasje e mundshme ku dyshohet se viktima është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar në vendngjarje për të humbur gjurmët. Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të saktësojë shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit ndërsa policia po punon edhe për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.