Të huajt zgjedhin Tiranën, 38% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë

Tirana ka mirëpritur një numër të lartë turistësh duke shënuar një rritje me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtëpia me gjelle, Piramida, Kulla e Sahatit, janë vetëm disa prej destinacioneve që turistët zgjedhin të vizitojnë.
“E kemi parë këtë që në fund të shkurtit fillim të marsit, le të themi që Tirana është një destinacion që frekuentohet jo vetëm në ditët e freskëta por edhe të nxehta”.
Përpos atraksioneve natyrore dhe kulturore, edhe këtë verë Tirana do të ofrojë një larmishmëri aktivitetesh për të gjitha grup moshat. Po ashtu një prej DJ më të famshëm në të gjithë botën Martin Garrix vjen në Tiranë ku do të mbaj një koncert në 5 korrik teksa po pritet me mjaft interes nga fansat.
Vitet e fundit Tirana është kthyer në një nga destinacionet e preferuara jo vetëm për qytetarët shqiptar, por edhe turistët.
/RTSH/