Muzetë brenda kalasë “Argjiro”, rritet interesi i turistëve, më shumë se 6000 vizitorë në 5 muaj

Interesi i vizitorëve jo vetëm atyre të huaj por edhe vendasve për të vizituar muzetë që ndodhen brenda kalasë së Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe është në rritje . Ata i vizitojnë muzetë për tu njohur më tepër me historinë dhe objektet që ata mbartin.
“Është hera e parë që vij në Gjirokastër, vij nga Kosova. Erdhëm në muze për ta vizituar”, tha një turist.
Nëse do ta krahasonim këtë periudhë të vitit me atë të një viti më parë numri i vizitorëve është dyfishuar në dy muzetë që ndodhen brenda kalas së Gjirokastrës atë të armëve dhe muzeut historik . Sipas Cicerones Albana Ismaili një ndikim të madh për rritjen e këtij numri kanë pasur aktivitetet e organizuara brenda tyre.
“Vizitueshmëria në krahasim me vitin e shkuar ka qenë në rritje me rreth 2 fishin”, tha Albana Ismaili, cicerone.
Janë më shumë se 6000 vizitorë që kanë frekuentuar këta dy muze me bileta dhe rreth 2000 të tillë kategori të veçanta që e vizitojnë pa paguar biletën.
/RTSH/