Sëmundjet kardiovaskulare – Mjeku kardiolog: Rritja e temperaturave ka sjellë shtim të rasteve

Ky është një rast urgjent, ku pacienti ka mbërritur paraditen e së martës në spitalin e Shkodrës, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ndërhyrja për kryerjen e koronarografisë ose ndryshe vendosja e unazave në zemër, po kryhet në sallën e hemodinamikës nga mjekët e spitalit të Shkodrës.
Mjeku kardiolog Edi Smajlaj tregon se ditët e fundit për shkak edhe të rritjes së temperaturave ka pasur një shtim të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.
“Temperaturat e larta të motit ndikojnë në rendimin e pacientes në fjalë edhe pse pacientja është e njohur për këtë patologji”, tha mjeku kardiolog, Edi Smajlaj.
Të sëmurët kardiak duhet që të ndjekin edhe disa këshilla të mjekëve. Sipas bluzave të bardha edhe në muajin Gusht pritet që të ketë një shtim të pacientëve me probleme kardiake.
/RTSH/