E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, 5940 studentë me kohë të plotë

Në Universitetin e Tiranës këtë vit do të pranohen për sistemin me kohë të plotë plot 5940 studentë. Janë rreth 200 vende më shumë se vitin e kaluar. UT mbetet më i kërkuari nga kandidatët për në shkollat e larta publike.

Qeveria ka vendosur të rrisë me 11% pranimet në të gjithë vendin, ndërsa nuk ka pranuar të rrisë tarifat e shkollimit. Për një pjesë të degëve kuotat janë shtuar, ndërsa për të tilla si Drejtësia ato janë ulur ndjeshëm. Kështu, ndërsa vitin e kaluar në këtë fakultet u pranuan 700 studentë, këtë vit është vendosur të pranohen 500 persona. Rreth 60 vende më pak ka edhe dega e Administrim Biznesit. Për 2009 në këtë fakultet nisën studimet 470 vetë, ndërsa vitin e ardhshëm akademik janë caktuar 410 vende. I njëjti vendim është marrë edhe për degën e Financës. Ndërsa për pjesën më të madhe të degëve numri i pranimeve është pak a shumë i njëjtë. Këtë vit numrin më të lartë të kuotave e kanë degët e Teknologjisë së informacionit, Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës. Ato janë hapur veç Tiranës, gati në të gjitha universitetet e rretheve. Pranimet në to janë rritur me tri herë. Në 20 degë të teknologjisë së informacionit pranohen këtë vit në sektorin publik 4170 studentë. Sa u përket universiteteve të rretheve, në total do ulen këtë vit në auditorë plot është 23.534 studentë.
Degët më të kërkuara
Nga 20 degët më të kërkuara për të gjitha universitetet 12 u përkasin fakulteteve të UT. Bazuar mbi të dhënat e Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, Universiteti i Tiranës mban rekordin për kërkesa, ku vetëm për një degë me jo më shumë se 410 kuota garojnë rreth 12 mijë maturantë. Specialistët e AVAS kanë renditur 20 programet më të kërkuara të maturës së kaluar, tendencë kjo, që nuk ka sesi të ndryshojë ndjeshëm këtë vit. Dega e Administrim Biznesit është e para në listë. Atë e kanë kërkuar 11924 kandidatë. Dega e dytë është Punë Sociale, me 10310 kërkesa për 130 vende. Më tej vijnë Psikologjia dhe Drejtësia, të cilat i kanë kërkuar mbi 9000 maturantë. Edhe degët e tjera të Ekonomikut si Financa dhe Ekonomiks janë tepër të preferuara. Secilën prej tyre e kanë përzgjedhur si prioritare mbi 7000 kandidatë. Numër të lartë kërkesash ka edhe për Gazetarinë, Gjuhën Angleze dhe Sociologjinë, me mbi 6000 kërkesa secila. Do të jenë rezultatet e marra në provimet e Maturës Shtetërore dhe mesatarja, 5 komponentët që do të bëjnë përzgjedhjen. Për të kapur degët e mira konkurrenca është tejet e ashpër.

Kuotat kryesore të Universitetit të Tiranës

Dega Kuotat Tarifa
Histori 100 20.000 l
Gjeografi 100 20.000 l
Gjuhë-letërsi 100 20.000 l
Gazetari 70 20.000 l
Anglisht 180 15.000 l
Frëngjisht 110 15.000 l
Italisht 120 15.000 l
Gjuhë Spanjolle 60 15.000 l
Gjuhë Ruse 60 15.000 l
Gjermanisht 110 15.000 l
Gjuhë letërsi greke 60 15.000 l
Gjuhë Turke 60 15. 000 l
Matematikë 100 15.000 l
Fizikë 100 15.000 l
Inxh.Mat e info 120 15.000 l
Biologji 120 15.000 l
Bioteknologji 80 15.000 l
Kimi 80 15.000 l
Kimi tek dhe ushqimore 100 15.000 l
Kimi industriale 100 15.000 l
Informatikë 300 15.000 l
Tek informacioni 200 15.000l
Adm dhe p.sociale 100 30.000l
Punë sociale 100 30.000 l
Filozofi 100 30.000 l
Sociologji 110 30.000 l
Psikologji 100 30.000 l
Shkenca politike 100 30.000 l
Drejtësi 500 30.000 l
Shëndeti publik 40 30.000 l
Mjekësi 220 25.000 l
Stomatologji 120 30.000 l
Farmaci 120 30.000 l
Infermieri 250 25.000 l
Mami 60 25.000 l
Laborator 50 25.000 l
Fizioterapi 50 25.000 l
Logopedi 30 25.000 l
Imazheri 60 25.000 l
Administrim -Biznes 410 25.000 l
Ekonomiks 60 25.000 l
Finance 410 25.000 l
Info ekonomike 160 25.000 l
Admin. biznes(Sarandë) 100 25.000 l
Administrim biznes Kukës 100 25.000 l
TOTALI 5940

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›