E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Vendi tregoi progres me zgjedhjet e 23 qershorit

Presidenca lituaneze e Bashkimit Europian prezantoi ne Bruksel programin 6 mujor per drejtimin unionit duke detajuar dhe ceshtjet qe lidhen me politikat e zgjerimit. Antanas Linkevicius, minister i Jashtem i Lituanise dhe eurodeputete te Parlamentit europian kane komentuar dhe situaten politike ne Shqiperi. Ministri lituanez shprehet se BE-ja pret ende nga Shqiperia qe pas zgjedhjeve te shoh sesi do te behet tranzicion i pushtetit dhe sesi do te behet realizimi i reformave te mbetur. “Ne do perpiqemi qe te nxisim avancimin e Shqiperise. Une thashe qe statusi i kandidatit nuk eshte i thjeshte. Shqiperia e kaloi provimin me zgjedhjet. Por, le t’i leme forcat politike qe te kryejne kete tranzicion te bute qe eshte i rendesishem per t’u bere”,- thote ministri lituanez. Ai shtoi se partite politike do te arrijne te gjejne gjuhen e dialogut dhe per ceshtjet e tjera. “Shpresoj qe partite politike do t’ia dalin. Shpresoj qe ato do te tregojne pergjegjesine e tyre. Dialogu midis tyre eshte i rendesishem. Nuk jam skeptik, madje jam pozitiv, por kjo eshte ajo qe presim nga Shqiperia”,- u shpreh dje Antanas Linkevicius. Ndersa per eurodeputetet Shqiperia po i afrohet gjithnje e me shume statusit te vendit kandidat. Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet se pas zgjedhjeve, sjellja e lidereve politik mund ti hap rruge pritshmerie per marrjen e statusit te vendit kandidat. “Une s’mund te bej tjeter vecse ta pergezoj kete. Marreveshja historike midis Serbise dhe Kosoves po sherben si shtyse per te ecur perpara. Edhe pas zgjedhjeve ne Shqiperi duket se deri tani nderrimi i pushteteve po shkon mire. Lideret politike po sillen sic duhet dhe shpresojme qe kjo do ti hape rruge pritshmerise realiste per marrjen e statusit te vendit kandidat shpejt”,- shprehet Kukan. Pozitive e shikon situaten dhe eurodeputeti Libor Roucek. Ai shprehet se shqiptaret ben progres me zgjedhjet e 23 qershorit dhe Shqiperia duhet nxitur per marrjen e statusit te vendit kandidat. “Une nuk jam kaq skeptik per Shqiperine. Ne ishim ne nje vizite me zotin Kukan per vezhgimin e zgjedhjeve. Shqiptaret bene nje progres te madh ne keto zgjedhje. Ka qene procesi me i mire zgjedhor qe eshte zhvilluar deri tani. Dy partite e medha politike po bashkepunojne. Le te shohim se si do behet tranzicioni i pushtetit dhe pastaj ne duhet te nxisim marrjen e statusit te kandidatit, qe te mos krijojme nje ndarje midis sllaveve dhe jo sllaveve ne Ballkan”,- thote Roucek.

VLERESIMI

Dy eurodeputet qe ishin te pranishem ne vezhgimin e zgjedhjeve ne Shqiperi, Eduard Kukan dhe Libour Rocek shprehin si ecurine me pozitive per Shqiperine organizimin e zgjedhjeve me standarde. “Shqiptaret bene nje progres te madh ne keto zgjedhje. Ka qene procesi me i mire zgjedhor qe eshte zhvilluar deri tani. Dy partite e medha politike po bashkepunojne”, eshte shprehur Roucek. Por vec zgjedhjeve, gjate muajve ne vijim eurodeputetet presin dhe nje sere arritjesh te tjera nga ana e partive dhe bashkepunim mes mazhorances dhe opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›