Basha: Anetaret pjese e vendimmarrjes ne PD Rozeta Rapushi
Kandidati per kreun e Partise Demokratike, kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, premtoi dje gjate nje takimi me strukturat e PD-se ne Tirane, se me te ne krye shqiptareve do tu rikthehet mazhoranca morale, pasi mazhoranca e re deshmoi se eshte kunder interesit te qytetareve dhe eshte vetem mazhorance pazaresh. “Perballemi sot me nje mazhorance qe eshte standardi me i ulet i se kaluares 22-vjecare. Ata jane Shqiperia e dredhive dhe e pazareve. Ata jane Shqiperia e mashtrimit dhe e tjetersimit, nje mazhorance me sy te babezitur drejt pasurive publike te shqiptareve. PD duhet te jete gati t’i pergjigjet, si mazhoranca morale e shqiptareve dhe e qytetareve shqiptare kudo ku ndodhen”, - tha Basha. Nga ana tjeter, duke prezantuar platformen e ti per drejtimin e PD-se para anetareve te kesaj partie ne njesite bashkiake 8, 9 dhe 10 ne kryeqytet, Basha tha se ne vizionin e tij te drejtimit te PD, anetaret e kesaj partie do te jene pjese e rendesishme e vendimmarrjes. Basha theksoi se zeri i anetarit do te degjohet ne perzgjedhjen e kandidaturave drejtuese e kandidateve per deputete, drejtuesve vendore, etj. “Çdo anetar i Partise Demokratike, qe ketej e tutje duhet dhe do te kete vendin, per te thene fjalen e tij, nga veprimet taktike ne terren deri tek perzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek perzgjedhja e kandidateve per deputete. Per mua, eshte hapi i pare drejt fillimit te ri. Ju garantoj se me perkushtimin tim dhe perkushtimin tuaj, do ta nxjerrim perseri ne opozite kryesocialistin dhe do i rikthejme pushtetin PD”, – siguroi kreu i Bashkise se Tiranes. Ai shtoi gjithashtu se ne themel te fillimit te ri qendron evidentimi i plote i kontributeve te anetareve te PD dhe vleresimin e perhershem te ketij kontributi. Basha foli para anetaresise se PD-se ne Tirane edhe per nje analize te humbjes ne keto zgjedhje. “Analiza duhet dhe do te filloje me evidentimin e plote te kontributit te anetaresise se PD nder vite. Nuk ka dhe nuk mund te kete nje fillim te ri, pa bere te mundur qe gjithcka qe anetaret e PD japin dhe kane dhene nder vite, te evidentohet dhe te kthehet ne nje kapital te cmuar politik per forcen tone politike dhe jo te harrohet ne krye te cdo fitoreje”, - nenvizoi ai.
QENDRIMI
“Çdo anetar i Partise Demokratike, qe ketej e tutje duhet dhe do te kete vendin, per te thene fjalen e tij, nga veprimet taktike ne terren deri tek perzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek perzgjedhja e kandidateve per deputete. Per mua, eshte hapi i pare drejt fillimit te ri. Ju garantoj se me perkushtimin tim dhe perkushtimin tuaj, do ta nxjerrim perseri ne opozite kryesocialistin dhe do i rikthejme pushtetin PD”, – u shpreh dje gjate nje takimi me strukturat e PD ne Tirane, Basha.