Shqiperi-Austri, Leskaj firmos marreveshje ne Vjene
Ne kryeqytetin e Austrise, Vjene, z.Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit nenshkroi dje nje Marreveshje Bashkepunimi me homologun e tij, Presidentin e Gjykates se Audituesve te Austrise, dhe njekohesisht Sekretar i Pergjithshem i INTOSAI, Dr. Josef Moser. Marreveshja u pergatit ne baze te Nenit 15 te Deklarates se Limes, te parimeve te perbashketa te respektit, besimit dhe bashkepunimit dypalesh te Organizates Nderkombetare te Institucioneve te Auditimit Suprem (INTOSAI) si edhe te Organizates Europiane te Institucioneve te Auditimit Suprem (EUROSAI).
Dokumenti i nenshkruar eshte me shume vlera per KLSH-ne. Institucioni Suprem i Auditimit i Austrise, krahas traditave audituese 250 vjecare, eshte nder institucionet me moderne dhe profesionale ne Evrope. Presidenti i tij Dr. Josef Moser perfaqeson nje nga figurat me te njohura ne komunitetin e auditimit suprem ne bote.
Nepermjet mbeshtetjes se parashikuar ne marreveshje, KLSH dhe Gjykata e Audituesve te Austrise do te shkembejne eksperience ne veprimtarine e tyre audituese, permes vizitave te punes, trajnime per audituesit shqiptare, mundesise per auditime te perbashketa, etj.