Berisha: Së shpejti do të ndërtohen 500 km rrugë

Sipas tij, këto rrugo do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së 20 mijë banorëve të tyre. Rrugët me gjatësi 6.5 km janë një investim prej 157 milionë lekë. “Investimet në këto zona nuk do të njohin të ndalur. Ju keni nevojë për shkolla të reja, infrastrukturë më të gjerë dhe ju garantoj se do të ndërtojmë deri sa ju të jeni me infrastrukturë të njëjtë me çdo lagje të kryeqytetit të vendit", tha Berisha.
Kryeministri bëri të ditur se gjatë viteve të fundit në Qarkun e Tiranës janë ndërtuar e asfaltuar 950 km rrugë, ndërsa garantoi se "qëndrojmë të vendosur të asfaltojmë çdo km rrugë aty ku banojnë banorët e qarkut". "Vendosmëria jonë për ndërtimin e një infrastrukture moderne është faktuar para shqiptarëve, pasi në këto vite janë ndërtuar dhe asfaltuar mbi 10 mijë km rrugë. Së shpejti hapen dhe 500 km të tjera, ndërkohë janë në ndërtim e sipër mbi 1500 km rrugë", tha Berisha.
Duke theksuar politikën e qeverisë për infrastrukturë moderne aty ku banojnë shqiptarët, Kryeministri tha se "Shqipëria është vend i pasur, ka pasuri përrallore, ato duhet të shndërrohen në vlera për qytetarët dhe kushti më themelor për këtë është infrastruktura rrugore".
"Është faktuar që çdo dollar i investuar në rrugë kthehet në 4.6-5 herë vlerën e investimit, sepse rruga është punësim, sepse është korridor i energjisë së tregut, bën të mundur që prodhimet të dalin me shpejtësi më të madhe në treg, bën të mundur që biznesi të lulëzojë aty ku është rruga, ndaj dhe jemi përqëndruar në një infrastrukturë moderne”, tha Berisha.
Kryeministri tha se "Komisioni Evropian deklaroi se Shqipëria ka ndërtuar më shumë rrugë se gjithë rajoni marrë së bashku dhe këto u ndërtuan duke mbajtur borxhin në nivel të palëvizshëm, duke luftuar korrupsionin me zero tolerancë, duke bërë që ekonomia shqiptare të mos zhytet në krizë dhe se kjo ekonomi në 4 vitet e fundit u rrit 4 herë më shumë se mesatarja e rajonit, po sipas KE".
Ndërsa vuri në dukje se këto u bënë të mundura nga përkushtimi i maxhorancës, i qeverisë së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, Berisha garantoi se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë. Kryeministri u ndal edhe tek kriza ekonomike, duke theksuar se "me gjithë ndikimin e saj në Shqipëri, ky model ekonomik që kemi vendosur ka bërë që ekonomia shqiptare të rritet 4 herë më shumë se mesatarja e rajonit, ka bërë që kjo ekonomi, pas përgjysmimit të taksave, të dyfishojë të ardhurat në buxhetin e shtetit për rrugë, shkolla, etj”.
Sa i takon privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, Berisha tha se kjo bëhet për dy arsye; sepse menaxhimi privat ka rezultuar më i sukseshëm se ai publik dhe se me paratë e privatizimeve po investohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave, po rriten rrogat, pensionet. "Ne do të vazhdojnë të rrisim rrogat dhe pensionet, por mbi të gjitha që të keni vende pune. Asgjë më shumë se ndërtimi i infrastrukturës nuk ndikon në krijimin e vendeve të punës”, tha Berisha, duke shtuar se "krijimi i vendeve të punës mbetet një nga përparësitë absolute"./Start/
2012-08-25 12:33