E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjenë, Topalli: Gruaja, kryeaxhenda e 100 vjetorit

VJENE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në ditën e dytë të qendrimit të saj në Vjenë eshte pritur se bashku me kreret e tjere te parlamenteve evropiane nga Presidenti i Austrisë, Heinz Fisher.

Gjatë pritjes, Topalli njohu Presidentin Fisher mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Shqiptarët, shikojnë me optimizëm të ardhmen. Në një kohë kur në shumicën e vendeve të Europës ka shkurtime të rrogave dhe pensioneve në vendin tim ne vazhdojmë ti rrisim ato tha Kryetarja e Kuvendit.

Presidenti Fisher nga ana e tij tha se  ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, si dhe vuri në dukje progresin pozitiv të vendit tonë.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi modelin e Bashkisë së Vjenës për lidershipin e saj në buxhetin për gratë.

Nuk e di sa e matshme është puna që gratë bëjnë në shtëpi duke i shërbyer fëmijëve dhe familjes në tërësi. Por, unë besoj se kjo është një pjesë e rëndësishme, që një ditë do matet e do vlerësohet vlerësoi Kryetarja e Kuvendit, duke shtuar se në këtë përvjetor jubile të 100-vjetorit të pavarësisë, gruaja duhet të jetë kryeaxhenda e të gjithëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›