E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kuqtë mundin me zemër milionerët blu

 

Ky Partizan po rezulton me të vërtetë një realitet surprizë në futbollin shqiptar, duke u shndërruar në një fenomen të paprecedent, ndoshta edhe në mbarë arenën botërore. Megjithëse po mbahet financiarisht në këmbë vetëm nga shpërblimet bujare të tifozëve ia dolën të nënshtrojnë edhe Dinamon, drejtuesit e të cilës kanë hedhur rreth 300 mijë euro gjatë merkatos së fundit. Nuk mund të vinte një konfirmim më i qartë se kaq për faktin se paratë nuk janë gjithçka në futboll. Sidoqoftë, për të mos e kaluar shumë masën me krahasimet, ai Partizan i vërejtur dje në fushën e “Qemal Stafës” ishte edhe i mirëvendosur në fushë nga Duro. Në minutata e fundit, duhet të vinte një goditje dënimi për të gjetur rrugën e rrjetës, me polivalentin Babamusta, i cili është gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›