E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu rikthehet te fitorja me Fortuzin

 

Janë luajtur dje ndeshjet e para të fazës së dytë të Kategorisë së Parë. Tekniku Fortuzi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Skënderbeun e cila ka fituar 3-2 ndaj Dajtit në kryeqytet. Korçarët kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 18-të me Toçukun. Pesë minuta nga goli i parë sulmuesi nigerian do ta gjente për të dytën herë rrugën e rrjetës për Skënderbeun. Vëndasit nuk pajtohen me disavantazhin dhe do të vinte minuta e 34-rt ku Rada i ardhur nga mbrojtja ekzekuton saktë me kokë krosin e marrë nga shokët e skuadrës. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-1, edhe pse jo pak herë miqtë nga juglindja iu afruan golit të tretë. Kur takimi mendohej se do të shkonte në favor të Skënderbeut, Ndoja bën mrekullinë në minutën e 80-të për Dajtin dhe barazon rezultatin në 2-2. Por festa e Dajtit për golin e shënuar nga Ndoja do të prishej nga Çipi në ekstremin e takimit i cili nuk do të gabonte përballë Malajt. I pafat ka qenë edhe Gramozi në transfertën e vështirë të Pukës. Kolonjarët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e vështirë të Pukës. Të dy golat u shënuan në 45 minutat e dyta, fillimisht Dos Santos për të besuarit e Qirjakos dhe Tafili do të barazonte shifrat për Tërbunin në minutën e 89-të. Tre pikë të arta morën në premierën e fazës së dytë Kastrioti, Skrapari, Luftëtari dhe Laçi të cilave u mjaftoi vetëm një gol. Me të njëjtin rezultat ashtu si ai i luajtur në kryeqytet, u mbyll takimi mes Bilisht Sportit dhe Naftëtarit. Kuçovarët do të fitonin falë golave ta Akambas dhe Varfit. Ndërsa për vëndasit do të shënonin Valentino dhe Macolli. Takimi i fundit për javën e 16-të ai mes Burrelit dhe Adas do të luhet sot.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›