E Diel, 1 Nëntor 2026

Dushan Fitzel: Malta e mund Shqipërinë

 

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, ka thënë se skuadra e tij e ka marrë shumë seriozisht sfidën e radhës me Shqipërinë dhe shpreson që në këtë takim maltezët të marrin një rezultat pozitiv. Ai ka bërë publike listën e emrave, por në të mungojnë dy lojtarët kryesorë: sulmuesi Majkëll Mifsud dhe qendërmbrojtësi Daniel Bogdanoviç. “Sot (dje) do të zhvillojmë një ndeshje miqësore kundër skuadrës Ferencvaroshit, që do të jetë për ne edhe një test para ndeshjes me Shqipërinë, më 11 shkurt. Ky është një rast i mirë që ne të mund të marrim pikët e para në këtë edicion dhe mendojmë se i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, pasi ekipit gëzon formë të mirë”, tha trajneri i Maltës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›