E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në “Google ocean”, rrjetin e kërkimeve nënujore

 

Tanimë është pjesë e rrjetit të kërkimeve nënujore. Vetëm dy ditë më parë “Google” ofron shërbimin më të ri “Google Ocean”, një guidë interesante mbi pasuritë nënujore botërore. Në rrjetin e paraqitur, bën pjesë edhe Shqipëria. Kur shigjeta mbërrin tek vendi ynë, në ekran të dalin ekspedita nënujore, në ujërat shqiptare. Janë pamje filmike nga kërkimet e organizuara nga “Albanian National Trust” me mbështetjen e fondacionit amerikan “RPM Nautical Foundation”. Janë amfora të mbuluara nga bimët detare e të zhytura në rërë, që datojnë shek. III para Krishtit, por edhe më herët, pjesë e ngarkesës së anijeve antike të mbytura aty pari. Pamjet shoqërohen edhe me informacionin përkatës për zbulimet, duke e quajtur Shqipërinë, si një burim potencial për kërkime nënujore. Përfshirja e Shqipërisë në këtë rrjet dhe në këtë shërbim të ri të ofruar së fundmi nga “Google”, nuk është një marrëveshje institucionale, por e “Albanian National Trust”, drejtuar nga Auron Tare, i cili është edhe koordinatori i projektit të kërkimit nënujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›