Te kuqte s'bejne pushim, pret Kupa
Fitorja me Tiranen nuk i ka bere te kuqte te fluturojne. Partizani dje i eshte rikthyer stervitjes dhe kjo sepse ne mesjave e pret Dinamo per ndeshjen e pare te cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise. Duket sikur eshte nje jave ferri per Partizanin, por dy derbet e para te fituara bindshem kane sjelle nje entuziazem te madh ne rrugen "Frosina Plaku". Trajneri Lika ka vendosur qe dje t'u beje djemve te tij vetem nje seance te mirefillte sepse nuk ka shume kohe ne dispozion, edhe pse ritmet nuk kane qene ato maksimalet. Skuadra, perjashtuar demtimet qe dihen, nuk paraqet probleme dhe do te jete e plote ne ndeshjen e pare te Kupes, ndersa per perballjen ne kampionat, punet ndryshojne, teksa Lika nuk do te kete ne dispozicion Elis Bakaj, qe ka marre ne derbin me Tiranen kartonin e gjashte te verdhe dhe nuk do te jete i gatshem per dy takime. Sidoqofte, morali eshte i larte dhe dje nuk kane munguar as batutat e shumta mes lojtareve qe akoma nuk e kane hedhur poshte gezimin e madh se fitores me Tiranen. E vetmja gje qe te gjithe presin eshte fjala e dhene e presidentit Xhani, i cili deklaroi pas ndeshjes e do te jepte 30 mije euro shperblim, edhe pse pakkush mund ta kete marre seriozisht kete prononcim te bosit te kuq, qe u tha ne nje moment euforie dhe per te ngacmuar rivalet bardheblu.