E Diel, 1 Nëntor 2026

Bardheblute presin fjalen e Memes

Humbja e turpshme e se shtunes kunder Partizanit ka sjelle shume amulli ne kampin bardheblu. Kampionet ne fuqi kane mbyllur te gjitha rruget e komunikimit me mediat duke mos pranuar te prononcohen rreth asgjeje. Te gjithe mesa duket jane foksuar te deklaratat e trajnerit Sulejman Mema qe ka cilesuar si te padobishem 2-3 elemente prej te cileve Tirana pret vertet shume. "Ishte nje zhgenjim i madh. Nuk e kishim besuar se do te humbnim kaq thelle dhe ne menyre te tille. Skuadra nuk zbatoi asnje porosi taktike, sidomos te dy golat e pare, qe erdhen ne qender te zones. Jam shume i pakenaqur me dy-tre lojtare dhe te ardhmen e tyre me fanellen e Tiranes do ta shohim ne ditet ne vijim. Pozicioni im? Do te vazhdoj te jem trajner i Tiranes", ka deklaruar menjehere pas takimit trajneri Mema dhe te gjithe kane nisur aludimet se cilet do te jene kurbanet e tij. Ajo qe solli edhe dyshimet e para ishte perplasja mes Memes dhe Duros, sapo ky i fundit u ndeshkua me karton te kuq. Mospranimi i kapitenit qe te largohej nga stoli bardheblu dhe nderhyrja e Memes qe sinjalizoi gjyqtarin e katert per te debuar Duron, kane bere qe te shperthejne nje mori hamendesimesh se eshte pikerisht kapiteni aktual, Klodian Duro, shenjestra e pare e Memes. Megjithate, keto jane ende zera te pakonfirmuar, ndorkohe qe nga klubi nuk ka ende asnje prononcim zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›