Zbardhja e manualeve, si bëhej rekrutimi nga Sigurimi i Shtetit
Cilat ishin kategoritë e spiunëve më të besuar të diktatorit
Arkivi i Këshillit të Ministrave, i Ministrisë së Brendshme, i Arkivit të ish-Partisë së Punës në Arkivin e Shtetit, por dhe nga burime të tjera. Zbulimet e kryera shpesh janë befasuese.
Kodifikimi i strukturave
Janë të paktën tre botime që mbajnë siglën “tepër sekret” dhe “sekret” që “MAPO”-ja mundi t´i ketë në dispozicion për t´i konsultuar. Një nga to, i botuar nga Komiteti Qendror i ish-PPSH-së dhe dy të tjerë nga ish-Ministria e Punëve të Brendshme. Të shtypur me germa plumbi, të shoqëruara me skica dhe detaje të tjera, ato parashikonin deri në detaje se si funksiononte Sigurimi i Shtetit. Një nga këto botime, me numrin rendor 00014, i KQ të PPSH, “Platforma e punës operative të organeve të punëve të brendshme”, mban datën 28 maj 1977. Përpara saj ka qenë një tjetër sprovë për të kodifikuar këtë shërbim me promemorien e Vaskë Kolanecit të 26 nëntorit 1948, të titulluar “Mbi punën trockiste të organeve të Sigurimit të Shtetit”. Më pas një tjetër dokument i këtij lloji është i vitit 1954 dhe i fundit është diku nga fillimvitet ‘80.
Dokumentacioni i kohës, i siguruar në arkiva, tregon se numri i të arrestuarve për motive politike nga Sigurimi i Shtetit në vitet 1944 – 1948 shkon deri në 11 656 veta. Kulmi u arrit me klimën e terrorit në vitin 1945, kur arrestimet kapën shifrën e 5021 vetave. Nga gjithë kjo armatë fatkeqësh, janë pushkatuar 958 veta. Sa për numrin e punonjësve të tij mund të thuhet se në vitin 1952 ishin vetëm 3253 veta. Nga të cilët krejt analfabetë ishin 279 veta, me arsim fillor 2126 të tillë dhe me arsim të lartë vetëm dy punonjës.
Platforma e Sigurimit të Shtetit e vitit 1948 pretendonte se Sigurimi i Shtetit kishte vënë nën kontroll vetë Partinë Komuniste, kishte realizuar kryerjen e akteve të paligjshme si dhe përshtatjen e veprimtarisë së këtij organi sipas modelit “trockist jugosllav”. Pikërisht për këto arsye, në platformë u përcaktua qartë: “Nevoja që puna e Sigurimit të Shtetit të centralizohet në një pikë të vetme, në Komitetin Qendror të PPSH-së”.
Piramida e tmerrit
Është gjithashtu një nga misteret e kohës së shkuar. Megjithatë, dëshmi të plota që vijnë nga arkivat dëshmojnë se skema pak a shumë ishte e ndërtuar me një drejtor që ishte njëkohësisht edhe një nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që varej direkt nga ministri dhe më tej akoma, direkt nga vetë Enver Hoxha. Funksionet e punonjësve ishin legale ose ilegale. Kurse bashkëpunëtorët e shërbimit ndaheshin në këto kategori: informatorët, agjentët, rezidentët dhe strehuesit. Secila prej këtyre kategorive kishte specifikën e saj. Kështu, informatori ishte bashkëpunëtori sekret dhe sipas platformës sekrete të Sigurimit të vitit 1954, që nuk u ndryshua edhe më pas me korrigjimet e saj, ai “zgjidhej nga kontingjentet armiqësore (kulakë, pa triska fronti, ish-ballistë), por që aktualisht nuk zhvillojnë aktivitet armiqësor”. Mbas rekrutimit, informatori lëshonte një deklaratë bashkëpunimi dhe betohej se nuk do ta dekonspironte aktivitetin e tij. “Në rast të kundërt, ai pranonte të përgjigjej përpara gjyqit të fshehtë të Sigurimit të Shtetit”. Agjenti ishte një bashkëpunëtor i kualifikuar, që mund të rekrutohej, sipas terminologjisë së kohës, edhe mbi bazën e patriotizmit në raste të rralla, por edhe në mënyrë të imponuar dhe shtrënguese. Miratimi i kandidaturës për agjent mund të bëhej vetëm nga ministri apo nga drejtori i Digurimit. Rezidenti ishte bashkëpunëtor sekret dhe ndihmës ilegal i operativit të Sigurimit, i cili mund të mbante në drejtimin e tij deri në tetë rezidentë. Ai edhe shpërblehej për punën e kryer. Strehuesi ishte i zoti i shtëpisë që përdorte Sigurimi për të kryer takime me bashkëpunëtorët. Edhe ai shpërblehej për punën e tij. Gjithashtu, sipas skemës të miratuar nga Komiteti Qendror i PPSH-së, një operativ mund të mbante deri në 15 lidhje agjenturiale në të njëjtën kohë me rezidentë dhe agjentë e informatorë. Ai duhet të kishte kontakt me ta jo më pak se dy herë në muaj dhe raportin e tyre duhej ta merrte me shkrim. Një nga metodat klasike të përdorura nga Sigurimi i Shtetit kishte të bënte dhe me përpunimin agjenturial, i cili bëhej në dy mënyra, përpunim paraprak dhe përpunim aktiv. Në rastin e parë ai fillonte kur Sigurimi dyshonte se një person i caktuar kryente veprimtari armiqësore dhe përpunimi i tij zgjaste deri në 6 muaj. Nëse vërtetohej se ai kryente veprimtari armiqësore, regjistrohej në kartotekën e elementit armik dhe kalonte në një stad tjetër, në përpunimin aktiv, ku gjithashtu ndaheshin në dy kategori: II-B dhe II-A. Në të parën përfshiheshin qytetarë të cilët kishin zhvilluar veprimtari “kundërrevolucionare” dhe në tjetrën elementët armiq që “zhvillonin veprimtari armiqësore kundër partisë dhe pushtetit”. Përpunimi aktiv bëhej me agjenturë paralele. Për të treguar shkallën e jashtëzakonshme të depërtimit të Sigurimit të Shtetit në jetën e vendit, mund të thuhet se në bazë të të dhënave të siguruara, rekrutimet me agjentë të rinj të Sigurimit kanë vazhduar deri në marsin e vitit 1991, kohë kur u organizuan dhe të parat zgjedhje pluraliste në vend. Sigurimi ka funksionuar me sistemin e një piramide, në krye të së cilës ishte sekretari i parë i KQ, Enver Hoxha, e më pas vijonte me Byronë Politike, Sektorin për Sigurimin e Shtetit, me Ministrinë e PB, degët e Sigurimit në terren, punonjësit operativë dhe rrjetin agjenturial të bashkëpunëtorëve. Duhet theksuar se sipas parimit leninist, “çdo komunist ishte një çekist”, çka do të thotë se të organizuarit në PPSH e kishin për detyrë partie të denonconin të gjitha dyshimet e tyre për veprimtari armiqësore të supozuar.
Regjistri i përpunimeve
“MAPO”-ja ka mundur të sigurojë dhe të publikojë për herë të parë faksimilen e regjistrit të përpunimeve. Ishte një skemë standarte dhe ajo gjendej e pasqyruar në platformën e punës operative të organeve të punëve të brendshme, në faqet 138-139. Ky është modeli 1, në të cilën përcaktohej mënyra sesi hidheshin të dhënat: regjistrimi i personave në përpunim aktiv 2/A dhe kontroll operativ 2/B. Shënohej data e regjistrimit të personit në përpunim e deri dhe data kur dosja duhej të asgjësohej sepse konsiderohej e pavlefshme. Modeli ishte miratuar nga Komiteti Qendror i PPSH-së dhe gjithë ajo platformë konsiderohej tepër sekret. Kopja që po botojmë mban numrin rendor të botimit: 00014.
Marrë nga revista “MAPO”
BOX
Kategoritë ku grumbullohej informacioni sekret
Një nga pikat më interesante ishte se i gjithë informacioni i vjelë nga puna e Sigurimit të Shtetit grumbullohej dhe arkivohej sipas rregulloreve mjaft strikte. Ai ndahej në fondin e zbulimit dhe atë të kundërzbulimit. Në të parin përfshiheshin informacione për të arratisurit për qytetarë nga Kosova, për emigrantët ekonomikë dhe të huaj të ndryshëm. Në fondin e kundërzbulimit ndodheshin regjistrat e agjenturës, të përpunimeve, të dosjeve të arkivuara, të të internuarve, kontrolli postar e kështu me radhë. Në vitin 1993, qeveria shqiptare urdhëroi që arkivat e ndodhura në rrethe të përqendroheshin në Tiranë, në Ministrinë e Brendshme. Atëherë u verifikua se 542 emra bashkëpunëtorësh ishin fshirë nga regjistrat. Një pjesë e tyre mund të lexoheshin sërish.
Sigurimi i Shtetit ishte një perandori e së keqes. Si të gjitha të këqijat ai ende nuk është shfaqur me fytyrën e tij të vërtetë e të plotë, edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga pushimi i ekzistencës së tij legale. Fakti që shumë e shumë individë, të cilët kanë pasur një lidhje apo një tjetër me të, edhe sot dyshohet se ndodhen në majën e institucioneve shqiptare e deri në Kuvendin e Shqipërisë, tregon vetëm një përmasë të frikshme të forcës dhe të pushtetit të tij okult mbi gjithë vendin. Mbi të shkuarën e tij, fatkeqësisht edhe për të sotmen dhe të ardhmen.
7 Korrik 2008