Të luash me topin

Ai është 21 vjec dhe quhet Fabian Duro. Freestyle konsiston në sa më shumë numra aerobikë me topin e futbollit. “Favorite për këtë eveniment janë Franca, Hungaria, Suedia, Norvegjia etj. Une kam luajtur futboll por një freestyle-r anglez më bëri të filloj këtë sport. Duhet bërë sa më shumë stërvitje, ta kesh pasion. Une bëj rreth 6 orë stërvitje në ditë”, shprehet Fabiani.
Ai shton se nisja për në Cape Town të Afrikës së Jugut bëhet në 22 prill dhe në fazën e parë marrin pjesë 60 konkurrentë. “Pas botërorit ndoshta mund të shkoj në Angli. Në Afrikën e Jugut marrin pjesë 60 shtete. Për herë të parë u bë në vitin 2008 në Sao Paolo dhe kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë. Do bëj më të mirën time për të arritur sa më shumë”, përfundon 21 vjecari që do përfaqësojë Shqipërinë mes 60 shteteve të ndryshme.
Foto